Zbulohet lidhja 3-vjeçare e Rozana Radit. Kush është hetuesi me të cilin bashkëjeton

Nov 28, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

ro2

“Panorama Plus” zbulon të reja nga jeta private e këngëtares Rozana Radi. Pas disa vitesh që artistja është përpjekur ta mbajë jetën e saj sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, më në fund zbulohet kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën.

Ai quhet Shpëtim Karakushi, me detyrën oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë, dhe ka gati tri vite që ka një lidhje të konsoliduar me Rozanën.

Nuk dihet në cilat rrethana ata janë njohur, pasi profesionet i kanë diametralisht të kundërta, por e rëndësishme është që duken shumë mirë me njëri-tjetrin dhe përputhen mjaftueshëm.

Këtë fakt e vërtetojnë edhe këto foto që paparaci ynë ka mundur t’i bëjë çiftit, ndërsa ndodheshin në mjediset e Panairit të Librit në Tiranë, për të vizituar stendat me botime të reja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura së bashku.

ro1

Ajo që ne dimë është se ata bashkëjetojnë në një apartament pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, që prej një viti. Nisur nga fakti që punët i mbajnë pak larg njëri-tjetrit gjatë orareve të ditës, ata shfrytëzojnë kohën e lirë për ta kaluar bashkë, si dhe mbrëmjet për të pirë ndonjë gotë me miqtë.

Sipas miqve të tyre, Rozana ndihet shumë pranë tij, aq sa nuk rri pa ia shprehur dashurinë në çdo moment.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama Plus”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura