Zbulohet kontrata/ PD lidh marrëveshje me kompani lobimi në SHBA, konsulencë për luftën ndaj narkotrafikut

Jun 25, 2018 | 22:55
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike do vijojë që të ketë marrëveshje me një kompani lobimi në SHBA, kjo bëhet e ditur pasi është mësuar se ka firmosur një marrëveshje me një kompani të re.

Siç mësohet kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur me kompaninë “Sonoran Policy Group” me qendër në Uashington.

kontrata pd

Ndërsa për kompaninë amerikane ka firmosur Christian Bourge. Kontrata e PD me “Sonoran Policy Group” është lidhur këtë muaj dhe është e vlefshme deri në 11 tetor 2018.

Sipas pikave të kontratës, PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 40.000 USD në muaj. Në kontratë parashikohet që kompania lobuese amerikane të organizojë takime mes përfaqësuesve të PD dhe kongresmenëve e autoriteteve të larta amerikane.

Një nga pikat e kontratës ka të bëjë me konsulencë në lidhje me luftën ndaj narkotrafikut dhe krimit të organizaur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura