Zbulohet kontejneri me kokainë në Maltë, destinacion Shqipëria (FOTO)

Apr 15, 2019 | 10:12
SHPËRNDAJE

Nje sasi kokaine me destinacion Shqiperine eshte kapur ne portin e Maltes.

drogaMediat vendase raportojne se sekuestrimi i kokaines me vlere 10.3 milione euro eshte bere nga Departamenti i doganës, teksa policia zbuloi ne total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Sipas policise, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejneret. Pas dyshimeve te para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.

kokaine_1

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura