Zbulohet konkurrentja e dytë e “Big Brother VIP”, kush është brunja misterioze që do bëhet pjesë e spektaklit

Sep 15, 2021 | 15:44
SHPËRNDAJE

“Big Brother VIP” do të nisë transmetimin në muajin tetor.

Dhe ndërsa kurioziteti shtohet për të ditur se kush janë të famshmit shqiptarë që do bëhen pjesë e këtij spektakli, është zbuluar emri i konkurrentes së dytë.

big brother1

Në faqen zyrtare të BBV, është publikuar video e një prej konkurrenteve, e cila shfaqet para kamerës me kurriz dhe e veshur më një fustan të ngushtë pas trupit.

Ajo pozon duke mbajtur me duar flokët e zeza me baluke, dhe më pas i lëshon, ndërsa sigurohet të mos zbulojë imazhin.

big brother

Megjithatë, në mediat rozë përflitet se brunja misterioze është këngëtarja, Semi Jaupaj.

Ndërsa një emër tjetër që mendohet se do jetë pjesë e BBV është këngëtarja, Sheila Haxhiraj.

Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar apo reagim nga ana e dy artisteve.

/Panoramaplus.al

semi japuaj (1) semi japuaj (3) semi japuaj (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura