Zbulohet identiteti i viktimës/ Familja e kërkonte prej një dite, 31-vjeçari var veten pranë shtëpisë

Sep 11, 2018 | 19:48
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë, i varur në një pemë ë fshatin Manastir.

Nga dyshimet e para thuhet se bëhet fjalë për Blerim Dulaj, personi i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se në orën 18:10, në fshatin Manastir, Sarandë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar (në pemë) shtetasi Blerim Dulaj 31 vjeç, i cili është gjetur 200 metra larg banesës.41555937_1034092176762434_3560836408769773568_n

Për këtë shtetas, familjarët kanë bërë denoncim më datën 10.09.2018, duke thënë se ishte larguar nga banesa me qëllim për t’u larë në det por nuk ishte kthyer më.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga varja në litar.

Dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur për shkak të gjendes së tij depresive.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura