Zbulohet historia e trishtë e gruas nga Fieri që sot donte të hidhej nga godina e PD-së

Jun 1, 2018 | 18:29
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gruaja nga Fieri e cila ka tentuar të hidhet sot nga kati i katërt i godinës së Partisë Demokratike në këtë qytet quhet Lindita Maloku, 47 vjeçe, e divorcuar dhe jeton në fshatin Fermë Çlirim. Ajo ka bërë disa tentativa për t’u hedhur, për shkaqe ekonomike.

252E8345-6772-410D-B050-8DEE2E90AD22-640x360

Rastin e zonjës e ka trajtuar në fund të vitit të shkuar edhe emisioni BOOM në Ora News. Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.

Ajo ka rrefyer se për 20 vjet bashkë me ish-burrin ka jetuar në një ish-stallë kuajsh. Atje ka rritur dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Ndërsa pas divorcit streha e saj e përnatshme është Urgjenca e Fierit, jo vetëm për tu vizituar pasi është e sëmurë kronike, por dhe për të fjetur. Kur nuk ka shtretër të lirë, ajo tregoi në atë kohë se flinte në shkallët e Urgjencës.

Pse hipi mbi selinë e PD-së gruaja në Fier, kërcënoi të hidhej (pamjet)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit pasditen e sotme, ku një grua ka hipur mbi selinë e Partisë Demokratike dhe kërcënoi se do të hidhej. Në pamjet e transmetuara ne rrjetet sociale, shihet se ajo është varur mbi katin e fundit të ndërtesës.

252E8345-6772-410D-B050-8DEE2E90AD22-640x360

Raportuesit thanë për JOQ se prej më shumë se 30 minutash ajo qante dhe bërtiste.

Policia e ka zbritur dhe ajo është shoqëruar në polici. 55-vjeçarja quhet Lindita M., banuese “Fermë e Çlirimit” në Fier.

E moshuara ka kërcënuar se do të hipë përsëri për tu hedhur pasi ka probleme ekonomike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura