Zbulohet frika e Putinit nga lideri i grupit mercenar “Wagner”, Instituti i Studimit të Luftës “zbardh” strategjinë e presidentit për të nxjerrë “jashtë loje” Prigozhin

Jan 23, 2023 | 18:50
SHPËRNDAJE

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i trembet fuqizimit të liderit të grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.

1440x810_cmsv2_ba239a68-c2d8-5ad8-89b6-24a7895c8c1f-7046410

Wagner është një organizatë që ka luftuar që nga nisja e luftës në Ukrainë dhe ka humbur shumë trupa të sajat në fushën e betejës në emër të Moskës, së fundmi në përpjekjet për Bakhmut.

Por ngritja e liderit të kësaj organizate duket se e ka trembur tej mase Putinin, i cili sipas një raporti të ri nga Instituti për Studimin e Luftës (ISË), po largohet nga Prigozhin dhe nga forcat e tij tradicionale të armatosura.

Sipas ISË, Putin ka ulur në detyrë aleatin kryesor të Prigozhin në ushtrinë ruse, komandantin e forcave ajrore, gjeneralin Sergey Surovikin, duke penguar aftësinë e Grupit Wagner për të blerë pajisje nga kanalet tradicionale ushtarake.

Gjenerali Surovikin raporton tani te Valeriy Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, në një lëvizje që centralizon zinxhirin komandues të Putinit në përpjekjet e luftës.

ISË thekson se si Putini nuk i vlerësoi forcat Wagner për kapjen e Soledar gjatë një interviste televizive federale më 15 janar.

Rënia e qytetit shënoi një fitore të rrallë për Kremlinin pas një sërë pengesash në fushën e betejës në pushtimin e tij në Ukrainë.

ISË thotë se inteligjenca ukrainase e kupton se Putin po përgatitet gjithashtu të zgjerojë rezervat e ushtrisë ruse, duke riafirmuar zhvendosjen e tij drejt Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm.

Lëvizja fillon në dhjetor, kur presidenti rus bëri përpjekje për t’u paraqitur si një udhëheqës i kohës së luftës, duke u takuar me komandantët dhe trupat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura