Zbulohet fotoja e Sadijes në ’89, shtatzënë me binjakët vetëm 50 kg

May 14, 2015 | 15:05
SHPËRNDAJE


Është nënë e 4 fëmijëve, por Sadije Berisha “konkurron” modelet e reja për linjat e bukura të trupit, edhe pse nuk është në qëllimin e saj. E veshur gjithnjë shik dhe pa ekzagjerime, ish-bashkëshortja e Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, poston herë pas here fotografi nga jeta e saj pas divorcit. Por së fundmi Sadija shfaqet nostalgjike, duke kujtuar shtatzëninë e saj të parë, në vitin 1989. Vetëm 21 vjeçe atëherë, ajo ka pozuar me një shoqe që quhet Petra dhe ku shfaqet tejet në formë. E pabesueshme, por ajo ka peshuar vetëm 50 kg, pavarësisht se ishte në pritje të binjakëve. “Me and Petra 1989. 21 yrs old, pregnant with twins and weighed only 50 kg”, shkruan Sadije Berisha në anglisht (Unë dhe Petra 1989. 21 vjeç, shtatzënë me binjakët dhe peshoja vetëm 50 kg). Për paralelizëm, Sadija ka postuar edhe një tjetër foto me miken e saj Petra, por të këtij viti. Dhe 26 vite më pas, Sadija duket po njësoj, e re dhe e bukur, pavarësisht se ka 2 fëmijë nga martesa e parë dhe 2 nga e dyta me Shkëlzen Berishën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura