Zbulohet emri i biznesmenit, iu vendos eksploziv në makinën e parkuar

Feb 9, 2016 | 14:00
SHPËRNDAJE

Makinës që i ishte vendosur lëndë shpërthyese te parkimi i qendrës Kristal, te Komuna e Parisit është e një biznesmeni hidrokarburesh.

kristal1Mësohet se ai quhet Nuredin Suli dhe është nga Fieri. Policia bëri shpërthimin e kontrolluar të pakos që ra nga mjeti i biznesmentit, sapo ai nisi të lëvizte për të dalë nga parkimi, por ende nuk ka dhënë detaje rreth sasisë dhe llojit.

Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 11:15, në rrugën “Medar Shtylla”, tek parkingu i Qendrës Kristal, eshte konstatuar një pako e mbështjelle me natriban.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pakoja me eksploziv ishte vendosur në një automjet të parkuar në katin -2 të qendrës tregtare, por kur ai ka lëvizur, pakoja ka rënë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura