Zbulohet e shkuara e Laert Haxhiut, ekzekutoi dy persona një natë më parë në Lushnjë

Oct 12, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

I dyshuari për ekzekutimin e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve një natë më parë në qytetin e Lushnjës, ka qenë i dënuar më parë. Bëhet fjalë për Laert Haxhiun i cili aktualisht është i shpallur në kërkim për masakrën e së mërkurës në Lushnjë.

Jurgen hoxha zamir latifi

Ai ishte arrestuar në qershor të vitit 2015 me drogë, dhe i pandehuri doli para Gjykatës në Durrës nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim.
E ndërsa Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg, gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Në material më poshtë është dhe kopja e vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit të datës 19 maj 2016, ku shkruhet se, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg.
Arresti i tij në vitin 2015 është bërë në ambientet e një lokali të një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Sipas prokurorisë, ai ishte një nga dy shitësit e sasisë së heroinës, që u shkëmbye në parkingun e karburantit. Por gjithashtu në momenti kur është pikasur nga policia ai është hedhur nga një lartësi ku dhe ka lëndyuar njëren këmbë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë ai u hodh nga një lartësi, ku edhe dëmtoi këmbën. Por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vlerësonte se nuk provohej përfshirja e tij në pazarin e drogës.

I pandehuri Laert Haxhiu duke qenë prezent në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka marrë dijeni për një krim dhe kishte detyrimin për të kallëzuar atë”, arsyetonte gjykata.
Sipas vendimit, tre të pandehurit e tjerë të së njëjtës çështje Saimir Taullau, Kastriot Zaimi dhe Afrim Demiri u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Në vendimin e Shkallës së Parë të Durrësit zbardhen edhe bisedat e përgjuara të të pandehurve pas arrestimit, ku ata diskutojnë për origjinën e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura