Zbulohet e-maili drejtuar shkollave: Shënoni me cilën parti janë mësuesit, na sillni listën

Aug 4, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE
Shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave të përpilojnë raport për bindjet politike të mësuesve. E-maili është dërguar më datën 27 korrik dhe u ka shkuar së paku 76 shkollave të Tiranës.

pd
“Pershendetje drejtorë, nesër brenda orës 11.00 duhet të dërgoni me e’mail listën e stafit tuja dhe përbri bindjen politike të tij, të saj. Merreni me shumë përgjegjësi dhe kujdes afatin”- thuhet në e-malin që mban mbishkrimin sipër ‘info urgjente’. 

Denoncimi është bërë sot nga Partia Demokratike, e cila përmes deputetit Luçiano Boçi ka publikuar e-mailin dhe ka akuzuar kryeministrin për politiken që po ndjek, duke paralajmeruar njëheresh se pas kësaj vjen edhe ‘fshesa’ në arsim.

email

“Ky email u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike. Me 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhëri, bindjen politike për secilin”- tha Boci, gjate nje deklarate per mediat.

Sipas tij, ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit  përpara fillimit të vitit të ri arsimor.


“Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij. 
Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura