Zbulohet dokumenti, LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicionin

Apr 19, 2018 | 9:13
SHPËRNDAJE

LDK dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së, dhe kryetari i Degës së PDK-së, Xhavit Haliti, njofton Klan Kosova.

Sipas kësaj marrëveshjeje, PDK-së do t’i takojnë katër drejtori, e Urbanizmit, Inspekcionit, Punës Komunale dhe Shërbimeve publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe PDK-së në Pejë është arritur orë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura