Zbulohet dokumenti i Gjykatës: Si proceduam për ridënimin e rebelëve të Qafës së Barit! Dy prej tyre vendosëm t’i pushkatojmë, të tjerëve u shtuam vitet e burgut

Oct 13, 2021 | 18:00
SHPËRNDAJE

Revolta e Qafes se Barit dokumenti i gjykates1“Më në fund, armiqtë e betuar të partisë dhe diktaturës së proletariatit morën dënimin e merituar. Dy prej tyre përfunduan para skuadrës së pushkatimit, dhjetë të tjerë u ndëshkuan me burg.”

Moria pafund e faqeve të dokumentit zyrtar të procesit gjyqësor ndaj rebelëve të Qafës së Barit, mbyllet kështu me këtë epilog tragjik. Është një dosje e veçantë në llojin e vet, ku bie në sy shpejtësia me të cilën është operuar dhe mënyra e procedimit në adresë të së pandehurve të kryqëzuar në bangën e të akuzuarve drejtpërdrejtë nga vendi i dënimit. E çelur nga Prokuroria e Pukës ditën e shtypjes së revoltës (24 maj 1984) dhe e plotësuar në vazhdim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, dosja e procesit famëkeq pati fatin të mbyllej brenda dhjetë ditëve për mos t’u hapur kurrë.

Në 3 qershor 1984, pikërisht ditën e shpalljes së vendimit gjyqësor, u bë pjesë e kasafortave sekrete të arkivit të destinuar për dokumentacionin e armiqve të partisë dhe diktaturës së proletariatit. Pra, gjithçka ka zgjatur vetëm 10 ditë: Hetimi, sigurimi i provave, shqyrtimi i tyre dhe shpallja e dënimeve! Po jo vetëm kaq. Një “risi” tjetër e ka përvijuar procesin e fshehtë.

Urgjenca me të cilën vlerësohej çështja nga krerët e regjimit në Tiranë, i ka detyruar besnikët e “drejtësisë” për të kapërcyer edhe procedurat zyrtare më elementare të kohës. Martirët e rebeluar të ferrit të Qafës së Barit, janë detyruar të rrëfejnë para një hetuesi të Pukës dhe pa kaluar në shqyrtimin e gjykatës së rrethit, janë përballur drejtpërdrejt me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët nuk kanë pritur viktimat në Tiranë, por kanë nxituar për t’i dënuar në qelitë e tyre në qytetin verior! Gjithçka në terr të plotë si në rastet e tjera të gjykimeve të me dyer të mbyllura. Po çfarë ka mbetur e dokumentuar në dosjen e procesit të 3 qershorit 1984 dhe cili ka qenë fati i viktimave të tij…

PROKURORIA PUKËS: AKTAKUZA

Të dënuarit e kampit të Qafës së Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koçi. Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazër Zef Shkëmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, në bashkëpunim me njëritjetrin kanë kryer veprën penale të terrorit kundër përfaqësuesit të shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal. Në veçanti të pandehurit Sokol Zef Progri, Lush Prel Bashgjoka dhe Ndue Pisha për tradhti ndaj atdheut në formën e përgatitjen për arratisje në bashkëpunim me njëri-tjetrin të parashikuar nga neni 47 germa “gj” dhe 11 e 13 të Kodit Penal. Vllasi Koçi për agjitacion e propagandë kundër shtetit në bazë të nenit 55 të Kodit Penal…

ORGANI I AKUZËS: NGJARJA

Më datën 22.5.1984 i pandehuri Ndue Pisha dhe i dënuari Ndue Nikolla u urdhëruan nga personeli i shërbimit për të shkuar në punë mbasi nuk e kishin realizuar detyrën e ngarkuar. Në momentin që ata po sqaroheshin nga punonjësit e shërbimit të repartit të riedukimit, kanë shkuar aty të pandehurit Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, Martin Leka, Kostandin Gjordeni, Lush Bushgjoka, të cilët kanë dhënë sinjalet e para edhe për të pandehurit e tjerë, për të filluar veprimet kundërrevolucionare dhe aktet terroriste. Nga këta të pandehur i është bërë thirrje të pandehurit Ndue Pisha që në më-nyrë të hapët të refuzonte për të dalë në punë dhe mbasi kanë rrëm-byer gurë e tulla u kanë bërë pre sion të hapur punonjësve të shërbimit, duke tentuar të qëllonin atë për të mos lejuar shkuarjen në punë të Ndue Pishës dhe më pas me forcë ta rrëmbejnë.

Edhe në largim e sipër këta të pandehur me egërsi me gurët e tullat në duar e me fjalë vazhduan kërcënimet ndaj punonjësve të policisë dhe efektivave të repartit të riedukimit e mbasi u bashkuan me të pandehurit e tjerë bënë konsolidimin e marrëveshjeve të tyre armiqësore. Për të normalizuar gjendjen ata janë urdhëruar nga punonjësit e shërbimit për të shkuar në mensë, ku do të bëhej apeli i të dënuarve. Mbasi filloi apeli i të dënuarve dhe i pandehuri Kostandin Gjordeni dëgjoi emrin e tij për apel në mënyre brutale kundërshtoi duke thënë se nuk dilte jashtë, nga ana e komandës u vazhdua të lexoheshin emrat e të dënuarve të tjerë.

Të pandehurit filluan të grupoheshin për të kryer aktet e tyre armiqësore dhe pas leximit të emrit me apel të së pande-hurit Sokol Sokoli, këta armiq bërë organizimin e tyre terrorist dhe me egërsi sulmuan efektivin e shërbimit që ishin tek dera e mensës, ku duke shtyrë e duke qëlluar me grushte e shqelma në drejtim të ty-re i larguan ata nga kryerja e detyrës dhe u grumbulluan në shesh për të vazhduar bashkërisht veprimet kundërrevolucionare. Përsëri me gurë e tulla vazhduan kërcënimet armiqësore. Mbasi u bë rifutja e të dënuarve në mensë filloi përsëri bërja e apelit. Kur doli nga mensa i pandehuri Kostandin Gjordeni dhe u bë izolimi, ai me britma u dha sinjalin të pandehurve të tjerë për të filluar akoma më me egërsi veprimet terroriste. Të tërë këta të pandehur me egërsi e urrejtje kanë sulmuar punonjësit e shërbimit të repartit të edukimit. Të pandehurit me stola, grushte, shqelma, paterica, godisnin përfaqësuesit e shtetit.

Veprimet e tyre i kanë shoqëruar me britma shtazarake, kërcënime e presione dhe me egërsi mposhtën re-zistencën e oficerëve dhe policëve e punonjësve të tjerë të shërbimit. Ata dolën nga mensa, ku mbasi u ngjitën në një vend më të lartë rrëmbyen gurë e tulla e filluan goditjen kundra tyre. Ndër me agresivet si Sokol Sokoli, Haxhi Baxhinovski, Bajram Vuthi nxorën dhe çuan në përdorim edhe thikat kurse të tjerët levat e hekurat, që i kishin përgatitur e futur në regjimin e kampit, në mënyre të fshehtë për t’i përdorur për kryerjen e terrorit. Kur të pandehurit sulmuan policët dhe oficerët e kampit të riedukimit, i pandehuri Haxhi Baxhinovski shpjegon veprimet që ka kryer. “Kur instruktori politik më pa thikën që mbaja në dorë me tha ta dorëzoja atë, por unë nuk pranova dhe me të në dorë e sulmova duke e qëlluar në bark. Nuk e di nëse e thera apo jo”.

Revolta e qafe-barit-pushkatimi

Me këto veprime të pandehurit goditën e gjakosën disa nga punonjësit e shërbimit, por përsëri nuk e ndërprenë terrorin, e vazh-duan atë deri në afërsi të daljes nga regjimi i kampit të riedukimit. Vetëm kur dëgjuam krismat e plumbave të pushkëve, të pandehurit ndjenë frikën dhe forcën e madhe të diktaturës së proletariatit dhe filluan të tërhiqen. Në këto akte terroriste treguan egërsinë e tyre të gjithë të pandehurit e akuzuar, për sidomos të pandehurit Sokol Sokoli, Sokol Progri, Martin Leka, Lush Bushgjoka, Haxhi Baxhinovski, Lazër Shkëmbi, Bajram Vuthi dhe Tom Ndoja janë treguar më aktivë në këtë veprimtari. Ndërsa i pandehurit Vllasi Koçi si një armik i betuar që është u ka ardhur në ndihmë të pandehurve, duke i nxitur ata dhe ne kryerje e sipër të sulmit kriminal ka hedhur parullën armiqësore “Viva Duce” dhe “Poshtë udhëheqësi i Partisë”.

Në veprimtarinë e tradhtisë ndaj atdheut janë futur të pandehurit Sokol Progri, Lush Bushgjoka e Ndue Pisha. Dolën të dhëna për veprimtari armiqësore edhe për të pandehurin Sokol Sokoli, Vllas Koçi, Kostandin Gjordeni, Tom Ndoja, Lazer Shkëmbi e Petrit Moriseja, por akuza në ngarkim të tyre u pushua për mungesë provash. Qëllimi i kryerjes së kësaj vepre ka qenë që me anë të hapjes së veprimeve, shpërthimit të galerive, të realizonin arratisjen në mënyrë më të organizuar. Veprat penale të kryera nga të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore kundër rendit shoqëror socialist dhe shtetit të diktaturës së proletariatit…

Ata kanë vepruar me paramendim dhe në bashkëpunim me njëri–tjetrin. Veprimet e tyre janë kryer me armiqësi të thellë ndaj përfaqësuesve të pushtetit. Me urrejtje të theksuar dhe cinizëm u janë kundërvënë masave të drejta që janë marrë nga komanda për zbatimin e rregullave ligjore në repartin e riedukimit, si pasojë e kundërshtimeve të kundërligjshme dhe armiqësorë të Tom Ndojës, Sokol Sokolit, Martin Lekës etj. Armiqësia e tyre evidentohet qartë në thirrjen që u ka bërë Vllasi Koçi të dënuarve për t’u bashkuar në aktin e terrorit ndaj policëve. Në ato momente ai u ka bërë thirrje kundërrevolucionare të dënuarve që ishin të pranishëm.

“Unë, – thotë Vllas Koçi,- i kam kërcënuar të dënuarit që nuk dilnin jashtë për t’u përleshur me policinë, duke ju thënë që pse nuk dilni more spiunë. Do t’ju vras, po nuk dolët dhe kam rrëmbyer stolin t’u bija…” Të pandehurit Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore edhe për faktin se kanë mbajtur qëndrim mohues në hetuesi, megjithëse për fajësinë e tyre ka mjaft prova.

SKEDA E TË PANDEHURVE

1. Sokol Sokoli, i biri i Zefit dhe i Coles i datëlindjes 1952, lindur dhe banues në fshatin Gerni Tropojë, me origjinë fshatar i varfër e me gjendje punëtor, me arsim 8 klasë, i pamartuar, me shërbim ushtarak të kryer, i dënuar për tentative arratisje dhe rrahje, i arrestuar me datën 24.5.1984. 2. Sokol Progri i biri i Zefit dhe i Lenës i datëlindjes 1959, lindur në fshatin Salce të Tropojës, me origjinë fshatar i varfër, beqar, me arsim 8 klasë, i paorganizuar, i dënuar për vjedhje në përpjesëtime të mëdha, agjitacion e propagandë kundër shtetit, shkelje të rregullave të shërbimit të rojës, dëmtime me dashje të pasurisë së tjetrit, kundërvajtje penale të largimit pa leje nga reparti me 25 vjet heqje lirie. 3.

Tom Ndoja i biri i Kolës dhe i Zojës, i datëlindjes 1952 lindur dhe banues në fshatin Kollogjin të rrethit Shkodër, i mar-tuar me dy fëmijë, me arsim 7 klasë, me shtetësi dhe kombësi shqip-tar me origjine fshatar i varfër, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të sabotimit, agjitacion e propagandë kundër shte-tit dhe të armëmbajtjes pa leje, arrestuar me datën 24.5.1984. 4. Lush Bushgjoka i biri i Prelës dhe i Lulës i datëlindjes 1955 lindur dhe banues në Lekbibaj Tropojë, i martuar me një fëmijë, me arsim 8 klasë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dënuar për tentativë arratisje dhe për rrahje, armëmbajtje pa leje me 8 vjet heqje lirie, arrestuar me datën 24.5.1984. 5.

Haxhi Baxhinovski i biri i Shefqetit dhe i Dinares i dat-ëlindjes 1956 lindur dhe banues në Çlirim të Fierit, me arsim 3 klasë, beqar, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagande kun-dër shtetit, arrestuar më datën 24.5.1984. 6. Vllasi Koçi i biri i Llambit dhe i Marijes, i datëlindjes 1956 lindur dhe banues në Vlorë, me origjinë shoqërore punëtor, i pamar-tuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me arsim 6 klasë, i dënuar për agjitacion e propagandë kundër shtetit, largim pa leje nga vendi i internimit si dhe i ridënuar për fyerje për shkak të detyrës me 19 vjet heqje lirie, arrestuar më datën 24.5.1984. 7. Kostandin Gjordeni, i biri i Sotirit dhe i Xhevrijes i datëlindjes 1957, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i shkurorëzuar, me një fëmijë, me arsim 8 klasë i dënuar për tentativë arratisje me 11 vjet heqje lirie, arrestuar më datën 24.5.84. 8.

Bajram Vuthi i biri i Ismailit dhe i Nurijes i datëlindjes 1956 lindur dhe banues në Fushë-Kruje, me arsim 10 klasë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjine shoqërore kooperativist, i martuar pa fëmijë, i dënuar për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes me 15 vjet heqje lirie, arrestuar me datën 24.5.1984. 9. Martin Leka i biri i Sokolit dhe i Lezes, lindur dhe ba-nues në fshatin Nicaj Rrethit Shkoder, me arsim 8klasë, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me
profesion elektricist, i dënuar me 10 vjet heqje lirie, për krimin e agjitacio-nit e propagandës, si dhe për rrahje, arrestuar më datën 24.5.1984. 10.

Lazër Shkëmbi i biri i Zefit dhe i Dranes i datëlindjes 1960, lindur në Dukagjin të Rrethit Shkodër, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me arsim klasë me shtetësi dhe kombësi shqiptare; i dënuar për tentative arratisje me 10 vjet heqje lirie, si dhe për fyerje botërisht, arrestuar më datën 24.5.1984. 11. Hysen Tabaku i biri i Halilit dhe i Shahes i datëlindjes 1961 lindur dhe banues në Elbasan i pamartuar, me arsim 8 klasë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dënuar me 10 vjet heqje lirie, arrestuar me datën 24.5.1984. 12. Ndue Pisha i biri i Martinit dhe i Pashës i datëlindjes 1965, lindur dhe banues në Theth të Shkodrës, me arsim fillor, i pamar-tuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për diversion, arrestuar me datën 24.5.1984.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të terrorit kundër përfaqësuesit të shtetit të pa-rashikuar nga neni 50/1 e 13 të Kodit Penal. Në veçanti të pandehurit Sokol Zef Progri, Lush Prel Bushgjoka dhe Ndue Pisha akuzohen për tradhti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për arratisje. Vllasi Koçi akuzohet për agjitacion e propagandë kundër shtetit. Meqenëse hetimet i konsideroj të mjaftueshme dhe akuzën e provuar, dosjen hetimore ia përcjell Gjykatës së Lartë të RPSSH-së për gjykim.

Aktakuza u përpilua në Pukë sot më datën 30.5.1984 Gjykata e Lartë Pukë, sot më 3 qershor 1984, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të së pandehurve (listohen emrat me gjenialitetet përkatëse, shënim i red.) vendosi: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim; Sokol Progri, me 25 vjet burg; Vllasi Koçi, me 25 vjet burg; Martin Leka me 16 vjet burg; Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg; Bajram Vuthi, me 15 vjet burg; Ndue Pisha me 25 vjet burg; Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg; Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg; Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj 1984. Të pandehurit Sokol Progri, Lush Bushgjoka dhe Ndue Pisha për akuzën e tradhtisë ndaj atdheut u deklaruan të pafajshëm. (Në fund të vendimit janë firmat e tre gjyqtarëveu të Gjykatës së Lartë) Pukë, më 3.06.1984.

Revolta e qafe-barit

Plumba pas mesnate dy rebelëve nga Veriu

Janë dashur gjashtë veta me 60 karikatorë kallashnikovi për të pushkatuar në terrin e natës dy nga rebelët e pabindur të Qafës së Barit. Gazeta “Panorama” ka mundur të zbulojë proçesverbalin e aktit të nënshkruar nga gjashtë ekzekutorët. Nga sa duket, dokumenti është shtypur më herët, duke lënë bosh rreshtat për fjalët e fundit të dy viktimave.

Në pjesën hyrëse të tij pasi prezantohet përbërja e komisionit të caktuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për ekzekutimin e dy të dënuarëve, vijon skeda e tyre… Sokol Sokoli, i biri i Zefit, datëlindja 1952 nga fshati Gërni i rrethit Tropojë, i dënuar me vendim Nr.3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888 datë 7.6.1984 nuk i fali jetën.

Tom Ndoja, i biri i Kolës, i datëlindjes 1952 lindur e banues në Kllogjen të rrethit Shkodër, dënuar me vendim Nr.3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888 datë 7.6.1984 nuk i fali jetën. Pjesa më rrënqethëse e dokumentit, është ajo që është shënuar me dorë pasmesantës së 9 qershorit. Në të artikulohen rënkimet e fundit që shqiptuan të dënaurit para skuadrës së pushkatimit.

Ja çfarë kanë mundur të riprodhojnë pushkatarët nga to: Para ekzekutimit të dënuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe në fjalën e fundit ai tha: “Mos më vrisnin mbrapa. Gropën e hap vet. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirë ka bërë. Nuk i kemi bërë gjë kujt” Ndërkaq, i dënuari Tomë Ndoja në fjalën e fundit tha: “Të rrojë drejtësia!” Në fund firmat e gjashtë pushkatarëve që janë komanduar në tërë këtë mision tragjik nga shefi i policisë së rrethit. I gjithë dokumenti një faqe me gati 30 radhë! Kanë kaluar plotë 25 vite nga ajo natë tragjike, po ende asnjëri nga gjashtë pushkatarët nuk e ka zbërthyer gojën për vendin e masakrës. Ende Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja janë pa varr!…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura