Zbulohet dokumenti, “i forti” i Durrësit u armatos me firmën e Haki Çakos

Oct 5, 2017 | 22:02
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e dy personave në Durrës, Marjel Fierza dhe Genti Ndërjaku, të dy të armatosur me pistoleta. Në media menjëherë Marjel Fierza u etiketua si një prej anëtarëve të bandës së Lul Berishës dhe aksioni u lidh me deklaratat e forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu. Policia tha se të arrestuarit lëviznin me armë pa leje, por Lapsi.al siguroi sot lejen e pistoletës me të cilën ishte pajisur Genti Ndërjaku.

Capture-7_0

Siç duket, dokumenti është firmosur nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nga mënyra si e shiti policia aksionin, kuptohej se bëhej fjalë për persona të rrezikshëm. Nëse vërtet janë të tillë, atëherë çfarë shpjegimi ka firma e Haki Çakos mbi lejen e armës së Genti Ndërjakut? Natën e arrestimit, policia e Durrësit bëri me dije se Marjel Fierza konsiderohej si pjesë e një prej grupeve kriminale të qytetit. Policia tha gjithashtu se 30-vjeçari u ndalua pasi në makinën e tij tip Porche u gjetën dy pistoleta pa leje, njëra prej të cilave ishte e Genti Nderjakut dhe që më pas rezultoi me leje.

0ea6dd72-9123-4b19-ab68-3bfb10f81b74 (1)

I arrestuari tjetër, Mariel Fierza, person me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e grupit që drejtohej nga Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi. Emri i tij u përmend një vit më parë në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme ku flitej për bashkëpunimin mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejtonte grupin e tij në Durrës dhe në terren delegonte urdhrat te personat e tjerë si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj./Lapsi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura