Zbulohet dokumenti/ Çfarë përmban kërkesa dërguar Turqisë për ekstradimin e Izet Haxhisë

Feb 11, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 ka siguruar dokumentin e garancisë nga Ministria e Drejtësisë shqiptare drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, ku kërkohet ekstradimi i ish-bodigardit të ish kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit dhe është dënuar në mungesë me 25 vite burg nga gjykata shqiptare.

izet haxhia

 

Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin e tij deri më tani.
Dokumenti sekret mban datën 06 prill 2007 dhe në përmbajtje të saj thuhet se Izet Haxhia është gjykuar në mungesë, ndërsa shteti shqiptar i siguron atij rigjykim të drejtë në zbatim të Kushtetutës.

“Do t’i akordojë personit të ekstraduar garancitë procedurale të njohura nga Pakti Ndërkombëtar i 16 dhjetorit 1996. Asnjë gjykatë speciale nuk do të merret me aktet penale për të cilat akuzohet personi i ekstraduar. Personit të ekstraduar nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj trajtimi që cenon integritetin e tij fizik dhe psikik. Kushtet e arrestit nuk do jenë çnjerëzore ose degraduese dhe shëndeti i të arrestuarit do të garantohet në mënyrë të përshtatshme”- thuhet në dokumentin e firmosur nga ministri i drejtësisë në qeverisjen e PD, Ilir Rusmali para afro 11 vitesh.

izet haxhia

izet

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/dokumenti-sekret-cfare-permban-kerkesa-derguar-turqise-per-ekstradimin-e-izet-haxhise/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura