Zbulohet çifti më i ri në showbizzin shqiptar, modelja seksi në krah të menaxherit të VIP-ave

May 24, 2022 | 15:47
SHPËRNDAJE

/PANORAMAPLUS/ Modelja Dorina Gegiçi dhe menaxheri i njohur Denis Avdiu kanë pranuar së fundmi lidhjen e tyre duke treguar se janë bashke.

dorina gegici7

Që nga viti i kaluar qarkulluan aludime të shumta së dyshja janë në një lidhje dashurie, mirëpo dy të rinjtë hodhën poshtë këto dyshime duke qëndruar larg syrit te medias dhe publikut.

Ishte pikërisht ditëlindja e modeles e cila ka shtyrë çiftin që pranojnë lidhjen e tyre duke publikuar foto së bashku.

Ka qenë Avdiu ai i cili publikoi në rrjetin e tij social Instagram  një foto ku është i shoqëruar nga Dorina duke e uruar atë më fjalët më të ëmbla njëkohësisht duke pranuar se janë çifti më i ri i showbizzit shqiptar.

dorina gegici2

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me modelen, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemër. Ndërsa modelja e ka ripostuar fotografinë në profilin e saj, teksa ka shkruar: “Të dua”.

Ndërkohë rikujtojmë që Avdiu eshtë menaxheri i këngëtarit Butrint Imeri.

dorina gegici3 dorina gegici6 dorina gegici4 dorina gegici dorina gegici1 dorina gegici5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura