Zbulohet axhenda/ Basha mbledh Kryesinë e PD, ç’do diskutohet për herë të parë

Sep 21, 2017 | 11:18
SHPËRNDAJE

Pas takimit te djeshëm me aleatët dhe tre kushteve te qarta me te cilat doli opozita, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë sot mbledhjen e Kryesisë së demokratëve.

basha me deputetet e rinj2

Mësohet se mbledhja do të nisë pasdite, në orën 18:00 dhe sipas burimeve, pjese e mbledhjes do te jete analiza dhe organizimi i partisë.

Partia me e madhe e opozites ka nisur tashme analizen dhe konsultimin me strukturat dhe anetaresine per reformimin e partise.

Konsultimi do te perfshije edhe ndryshimet statutore dhe forcimin e rolit te anetaresise.

Gjate muajit korrik, perpara zgjedhjeve ne part, Basha kerkoi vendosjen e sistemit te ‘primareve’ per zgjedhjet e ardhshme per caktimin e kandidateve.

Kujtojme se Basha ka theksuar prere domosdoshmerine e reformes zgjedhore, e cila sipas tij, duhet të kete ne qender edhe ndaljen e manipulimit dhe shitblerjes e votës. Basha ka theksuar kushtet e PD, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura