Zbulohen tre raste me hepatitin akut te fëmijët në Greqi, mjekët tregojnë gjendjen e tyre shëndetësore

May 12, 2022 | 18:59
SHPËRNDAJE

Tre fëmijë në Greqi janë konfirmuar pozitivë me hepatitin akut, pas simptomave të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Capture

Dy prej fëmijëve janë nga 14 muajsh ndërsa tjetri 10 vjeç. Ata kishin shfaqur simptoma si dhimbje barku dhe temperaturë.

Një prej fëmijëve mori një kurë për trajtim në shtëpi ndërsa dy të tjerët janë shtruar në spital ku rekomandohet të qëndrojnë për disa ditë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi, mjekët do të qëndrojnë vigjilentë për konstatimin e rasteve të dyshimta.

Në fillim të muajit prill në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua një numër i lartë i fëmijëve me hepatit akut. Më pas rastet me këtë sëmundje janë zbuluar në 16 shtete të ndryshme në Europë si dhe në SHBA, Kanada, Japoni, Izrael dhe Singapor.

Deri më tani në të gjithë botën janë raportuar 300 raste, nga të cilat 163 në Mbretërinë e Bashkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura