Zbulohen titullarët kuqezinj, ja si pritet të rreshtohet kombëtarja përballë Skocisë

Nov 17, 2018 | 9:37
SHPËRNDAJE

Kristian Panuçi i beson krahun e djath të të mbrojtjes Frederik Veselit, ndërsa konfirmon thuajse të njëjtët lojtarë që ka përdorur edhe në sfidën e fundit për Ligën e Kombeve në Izrael, me përjashtim të dy të pezulluarve për kartonë: Elseid Hysaj dhe Migjen Basha. Stërvitja e fundit e kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës konfirmoi idetë e Panuçit për një Shqipëri sulmuese me skemën 4-2-3-1, ku shpejtësia e Uzunit dhe Grezdës nga krahët mund të jetë determinante.

for

Mesfushori që luan te Gllazgou në Skoci, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, do të jetë në fushë nga minuta e parë, pavarësisht se nuk është stërvitur me grupin gjatë javës. Në seancën e fundit, Grezda tregoi gatishmërinë e tij, duke dhënë sinjalet e duhura për Panuçin. Në majë do të luajë Bekim Balaj, pikërisht në stadiumin ku hodhi hapat e parë të karrierës. “Loro Boriçi” ka kujtime fantastike për shtatlartin edhe me fanellën kuqezi, pasi në edicionin e kaluar vulosi fitoren ndaj Maqedonisë 2-1 në një ndeshje që u luajt në dy ditë për shkak të ndërprerjes prej shiut. Me Thoma Strakoshën në portë, që ka fituar duelin me Etrit Berishën, Panuçi zgjodhi që të rikonfirmonte dyshen GjimshitiMavraj, ndërsa edhe Binakun në krahun e majtë. Prova e madhe është kalimi i Veselit në të djathtë, teksa trajneri beson tek eksperienca e mbrojtësit të Empolit.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura