Zbulohen SMS-të e gjyqtarit Çobo për gruan: Kur je i martuar dhe ke të dashur është komoditet dhe luks

Jun 29, 2016 | 18:05
SHPËRNDAJE

Denoncimi i një gruaje 32-vjeçare shkaktoi pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobo, me akuzën e abuzimit seksual në punë.
gjyqtari cobo

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, me kërkesë të Prokurorisë, ka vendosur pezullimin e gjyqtarit të Beratit për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarit… në formën e kërkimit të favoreve seksuale”.

Lajmi është konfirmuar dje nga burime zyrtare të Prokurorisë, të cilat thanë se hetimi i skandalit ka nisur pas kallëzimit të bërë në Policinë e Beratit nga 32-vjeçarja Irma T. Ajo ka denoncuar në Polici gjyqtarin e Gjykatës së Beratit duke thënë se ai po e ngacmonte seksualisht, pasi po shqyrtonte padinë që ish-bashkëshorti i saj kishte bërë në Gjykatën e Beratit për uljen e pensionit usshqimor të fëmijëve pas divorcit.

 

SMS-TE E GJYQTARIT

SMS 1 i gjyqtarit: “Përshëndetje, gëzon të gjithë kredin mirënjohës nga ana ime. Performanca juaj më imponoi respekt, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. Problemi yt sinqerisht më diktoi keqardhje, mos hezito me sms apo me tel. Do të mirëpres, respekte. Ok?”.

SMS 2 i gruas: “Shumë faleminderit për gjithçka. Jam shumë mirënjohëse për bujarinë dhe mirëkuptimin tuaj. Me avokatin u mora vesh. Keni vetëm urimet më të mira nga ana ime dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj”.

SMS 3 i gjyqtarit: “Uroj që në raportin komunikues midis nesh do të gëzosh mirëkuptimin tim, gjykoj se duhet të evitosh druajtjen. Më vlerëso konfidencial dhe si mik të hershëm do të të mirëkuptoj. Ok?”.

SMS 4 i gjyqtarit: “Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?”.

SMS 5 i gjyqtarit: “Zogu – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si zogë je! OK??”.

SMS 6 i gjyqtarit: “Është e vërtetë që je ‘Tip i vështirë’ në raportin komunikues, por ‘Tip inteligjente’ me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas! Ok?”.

SMS 7 i gjyqtarit: …. “Mirëmëngjes!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s’të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligjencë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte”.

SMS 8 i gjyqtarit: “Përsa i përket çështjes të cilën natyrshëm Ti e ke ‘gangrenë’, sinqerisht do kesh suport gjithë ‘kredinë’ time juridike..! Ok?? Së dyti në kondicionin social në perceptimin tim aktualisht je ‘skanuar’ femër (mami) tepër bashkëkohore potente plot vizion… Ky është dhe ‘motivi’ imponues i imi që ti të jesh mikesha ime konseguente. Nuk dua të gjykoj se ti je një zonjë provinciale me mendësi fshatareske.. Fundja në CV-në tënde je dikush.. Shpresoj mirëkuptimin tuaj..! Ok??”.

SMS 9 i gjyqtarit: “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një të dashur, ky është komoditet, nëse i dashuri është dikush, atëherë ky është luks”.

SMS 10 i gjyqtarit: “Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. ‘Performanca’ juaj më imponoi respekte, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues? ‘Problemi’ sinqerisht më diktoi keqardhje… Mos hezito me sms apo me tel… do të mirëpres. Respekte! Ok?”.

SMS 11: “Uroj që në ‘Raportim’ komunikues midis nesh do gëzosh mirëkuptimin tim.. gjykoj se duhet të evitosh druajtjen…! Më vlerëso konfidencial dhe si ‘Mike’ të hershme, do të mirëkuptoj.. Ok??”.

SMS 12: “Brishtësia e performancës tënde më krijoi mirënjohje.. këtë fundjavë do të jem në Malin e Zi. Komunikimi me ty, objektivisht është kënaqësia.. telefonata apo sms e tua nuk më shkaktojnë bezdi, përkundrazi i mirëpres.. je shumë e këndshme.. të adhuroj.. më mirëkupto. Ok!”.

zogu 1Burimi: Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura