Zbulohen SMS/ “Deri në fund të gushtit do ikësh në Kanada”. Ja si i mashtronte Lule Makashi aplikuesit

Apr 26, 2016 | 14:52
SHPËRNDAJE

Me premtimin se do i dërgonin në Kanada për të jetuar dhe se do fillonin punë, qindra shqiptarë janë gënjyer nga agjensia Ande-LM, firmë kjo e cila u ka marrë miliona lekë qytetarëve të gënjyer.

Një nga viktimat e kësaj agjensie ka denoncuar pranë Jetaoshqef.al mashtrimin që i është bërë asaj dhe shumë të tjerëve.

Gruaja e shpallur ne kerkim, Lule Makashi
Gruaja e shpallur ne kerkim, Lule Makashi

Sot Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar shtetasit Klevis Rreshka, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim Lule Makashin, 51-vjeçe dhe Adeila Makashin, 28 vjeçe, të dyja këto të fundit banuese në Tiranë.

Vajza që ka kontaktuar me Jetaoshqef.al shprehet se ka folur me një nga avokatët kanadezë, i quajtur Kieran Verboven, duke e pyetur për rastin në fjalë, por ai ka mohuar që të jetë bërë ndonjë pagesë në emër të saj. Sipas saj, Lule Makashi është administratore, sepse pronar i kësaj firme është një politikan me karrierë të gjatë në politikën shqiptare.

Bashkë me denoncimin vajza ka dërguar tek Jetaoshqef një sërë provash që janë dëshmi e një skeme mashtrimi që u është bërë këtyre qytetarëve të cilët kanë shpresuar për një jetë tjetër në Kanada.

av

lule-2 l1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura