Zbulohen skenarët e protestës së 11 shkurtit/ Anëtari i kryesisë së PD: Ka marrë fund koha e fjalimeve! Në zgjedhjet e 14 majit do shkojmë pa Ramën kryeministër

Feb 1, 2023 | 11:28
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike është e vendosur që në zgjedhjet lokale të 14 majt të shkojë pa Ramën kryeminister. Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, njëherësh edhe kandidati për kryetar bashkie në Vorë tha në një intervistë për Panorama TV se protesta e 11 shkurtit do të jetë pa kthim deri në largimin e kryeministrit, duke paralajmëruar për zgjedhje të parakohshme.

indrit hoxha

Hoxha u shpreh se tubimi do të nisë në orën 12:00 dhe siç tha ai, “ka marrë fund koha e fjalimeve në protesta”. Indrit theksoi se do të jetë pa kthim, duke siguruar se edhe qytetarët do të rezistojnë deri në fund.

“Edi Rama do largohet me çdolloj mjete dhe mënyrë demokratike. Protesta është një nga mjetet demokratike që ta mundëson këtë. Synimi është largimi i Ramës dhe vajtja drejt zgjedhjeve të parakohshme. Protesta do të jetë e pandalshme. DI të them që kjo është një protestë që pa ikur Rama nuk ndalon. Duhet të heqim Ramën, të përgatiten kushtet për zgjedhje të parakohshme”, tha Hoxha.

PJESE NGA INTERVISTA

Pyetje: Pse data 11 shkurt për këtë proteste?

Indrit Hoxha: Është nisja e një proteste pa kthim prapa. Kjo do të thotë që protesta do të përfundojë kur Rdi Rama të largohet si kryeministër. Nuk mund të vazhdohet me Edi Ramën, nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën, sidomos me këtë superskandalin që ai ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

Do presim edhe hetimet në Amerikë, unë jam i bindur që do nisë një çështje penale edhe për Ramën në Amerike, por në çështjen e brendshme Rama duhet të largohet dhe më 11 shkurt është nisja pa kthim për të larguar Ramën.

Edi Rama do largohet me çdolloj mjete dhe mënyrë demokratike. Protesta është një nga mjetet demokratike që ta mundëson këtë. Synimi është largimi i Ramës dhe vajtja drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta do të jetë e pandalshme. DI të them që kjo është një protestë që pa ikur Rama nuk ndalon. Duhet të heqim Ramën, të përgatiten kushtet për zgjedhje të parakohshme.

Pyetje: Kjo protestë është e para, apo e pandalshme brenda ditës?

Indrit Hoxha: Kjo është një protestë që nis më 11 shkurt dhe nuk e dimë kur mbaron.

Pyetje: Ishte në agjendë kjo proteste?

Indrit Hoxha: Patjetër, por ajo që ndodhi me McGonigal është një ngjarje e rëndë që cënon sigurinë kombëtare. Zotëria është sjellë në Shqipëri sikur është një sekser i punëve të qeverisë. Ka pasur ndërhyrje për në drejtësi, për koncesione etj. Kjo është një çështje që nuk mund të trajtohet lehtë.

Pyetje: Çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë dhe cfarë strategji keni diskutuar?

Indrit Hoxha: Koha e fjalëve në protestë ka përfunduar. Nuk do jetë protestë që do mbajmë fjalime dhe më pas të ikim në shpi. Kjo është nisja e protestës pa mbarim. Pra do të mbyllet si protestë kur Rama të largohet nga drejtimi i vendit. Starton në datën 11 në orën 12 dhe do mbarojë kur të largohet Rama.

Do të jetë protesta më masive që është bërë ndonjëherë. Do të jetë një superorganizim i opozitës shqiptare për të nxjerrë gjithë popullin në shesh.

Pyetje: A do të qëndrojnë qytetarët gjatë?

Indrit Hoxha: Pa diskutim, me bindje të plotë që qytetarët që do rezistojnë dhe do rrëzojnë këtë qeveri me protestë dhe votë.

Nëse nuk ikën Rama ky do jetë dështim i opozitës shqiptare. Zgjedhje me Ramën nuk do ketë dhe nuk ka. Unë ju siguroj që në zgjedhjet lokale nuk do shkojmë më Ramën kryeministër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura