Zbulohen shifrat për Hysajn, ja sa do të përfitojë në sezon

Jul 17, 2016 | 11:12
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj do të rinovojë të enjten kontratën e tij me Napolin, pasi është gjetur një akord mes palëve. E përditshmja napolitane “Il Mattino” ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes që ka arritur lojtari me klubin.

hysaj stervitje

Kontrata e re e Hysajt do të zgjatë deri në vitin 2021, ndërsa do të ketë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve financiare.

Tashmë Hysaj do të përfitojë një rrogë bazë prej 1,5 milionë eurosh në vit, ndërsa do të ketë edhe bonuse të tjera në varësi të rezultateve të arritura nga klubi.

Ndërkaq, do të vendoset edhe një klauzolë largimi në kontratë por shifra e saktë nuk është bërë ende e ditur. Ajo pritet të jetë mbi 20 milionë euro por diskutimi direkt rreth saj do të zhvillohet gjatë bisedimeve të së enjtes, kur do të hidhet firma në kontratë.

hysaj stervitje

Vetë futbollisti ka dalë dje në stërvitje me Napolin, i përshëndetur nga tifozët e shumtë që po e ndiqnin këtë seancë, të cilët edhe e kanë uruar mbrojtësin meqë u bë baba për herë të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura