Zbulohen shifrat, ja sa do paguhen prezantuesit e Sanremo. Rai Uno shumë marramendëse për organizimin e festivalit

Jan 20, 2020 | 16:08
SHPËRNDAJE

Ka mbetur pak kohë nga Festivali i Sanremo i këtij viti, ku mes prezantuesve me emër botërorë do të jetë edhe Alketa Vejsiu.

Dhe mediat italiane kanë bërë të ditur shifrat që do paguhen disa prej prezantuesve si edhe drejtori artistik Amadeus.

Ky i fundit, si mikpritës si festivalit të madh dhe që do jetë i pranishëm në të gjitha netët, do marr një tarifë që varion nga 500 deri në 600 mijë euro.

Ndërsa prezantuese të ndryshme do paguhen me shifra të ndryshme.

Rula Jebral raportohet se do paguhet 20 deri në 25 mijë euro, e cila ka deklaruar se do ti dhurojë për bamirësi.

Me të njëjtën shumë do të paguhet edhe Diletta Leotta, gazetarja e Dazn dhe Francesca Maria Novello, e fejuara e Valentino Rossi. Emma D’Aquino dhe Laura Chimenti janë përfolur se do të paguhen më pak se të tjerët.

Antonella Clerici në vend të kësaj pritet të paguhet me një shifër prej 50 mijë eurosh.

Sa i përket Mara Venier, megjithatë, aktualisht nuk ka zëra sa do të marrë.

Rai Uno do të shpenzojë gjithsej 18 milionë euro për organizimin e festivalit. Por sipas një përllogaritje të mediave mund të shkojë shifra në  30 – 31 milion euro.

Tarifat janë të larta, ndaj mediat italiane shkruajnë se të paktën t’ia vlejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura