Zbulohen sekretet e viktimave të Pompeit/ Analizohen ADN-të e dy personave që vdiqën 2100 vjet më parë nga vullkani

May 27, 2022 | 8:23
SHPËRNDAJE

eshtratNë qytetin e vjetër italian, Pompei, u analizuan ADN-të e dy personave (një burri dhe një gruaje), që vidqën pas shpërthimit të vullkanit Vezuv, dymijë vjet më parë.

Studiuesit thanë se është gjenomi i parë i analizuar nëpërmjet “udhëzimeve gjenetike”, i nxjerrë nga kockat e mbetura, shkruan BBC.

ADN-të e trupave të viktimave ishin mbështjell në hirin e ngurtësuar nga koha, ndërsa dy personat u zbuluan në vitin 1933, nga arkeologët në “Casa del Fabbro” apo në të ashtuquajturën “Shtëpia e Zejtarit”.

Sipas raportit të publikuar, dy personat u rrëzuan në dhomën e ngrënies, në momentin kur ndodhi shpërthimi i madh më 24 gusht të vitit 79 para Epokës së Re. Viktimat e analizuara, sipas antropologes Serena Viva nga Universiteti i Salentos, nuk po përpiqeshin të shpëtonin.

“Nga pozicioni i trupave të tyre duket se ata nuk po iknin. Përgjigja se pse ata nuk po iknin mund të jetë për shkak të kushteve shëndetësore”.

Sipas profesorit Gabriele Scorrano, hulumtimi u krye në bazë të mbetjeve, e këto siç tha ai, ishin mjaft premtuese.

Vullkani Vezuv ishte aq fatal, saqë brenda 20 minutave, sipas arkeologëve, i shkaktoi me dhjetëra vdekje.

Teknologjia e zhvilluar laboratorike po ua mundëson shkencëtarëve që t’i nxjerrin informacionet e duhura nga vetëm një sasi e vogël pluhuri kockash.

“Makinat e reja mund t’i lexojnë disa gjenome të tëra në të njëjtën kohë”, deklaroi profesori Scorrano.

Studimi gjenetik gjithashtu hodhi në dritë se burri i studiuar, kishte baktere që shkaktojnë tuberkulozin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura