Zbulohen prapaskenat, UEFA vendos që Shqipëri- Serbi të luhet në “Elbasan Arena”

Jul 29, 2015 | 14:34
SHPËRNDAJE

Ndeshja Shqipëri- Serbi nuk do të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, por në “Elbasan Arena”.

Cast nga ndeshja Serbi- Shqiperi
Cast nga ndeshja Serbi- Shqiperi

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për mediat. 

“Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore te Kampionatit Europian France 2016, qe do te luhet ne Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë.

Stadiumi “Elbasan Arena”, ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s, duke patur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen. Për këtë arsye, ajo vendosi që takimin Shqipëri – Serbi, ta organizojë në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë në muajin nëntor, FSHF, do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje”, shkruan deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura