Zbulohen prapaskenat/ Rinovimi i Edi Rejës, ja kur do të firmoset kontrata e re

Oct 16, 2019 | 15:23
SHPËRNDAJE

U ul në pankinë në një moment të vështirë, por aventura e Edi Reja në drejtim të kombëtares së Shqipërisë do të vazhdojë më gjatë nga sa ishte parashikuar. Dyshimet e fundit u rrëzuan nga Armand Duka menjëherë pas fitores kundër Moldavisë. Pas zhgënjimit të madh me Kristian Panuçin, presidenti i Federatës është bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur edhe për të ardhmen.

4.-REJA-FITON-EDHE-RINOVIMIN-DUKA-NUK-KA-DYSHIME-770x420

Në fakt, kjo ishte përgjigja ndaj trajnerit, që më parë kishte shfaqur hapur dëshirën e tij për të vazhduar punën në kombëtaren e Shqipërisë. Me palët në sinkron, tashmë mbetet vetëm firmosja e kontratës së re dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt. Burime të “Balkanweb” në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se Duka dhe Reja do të takohen për të formalizuar marrëveshjen përpara ndeshjeve të nëntorit, që do të mbyllin edhe eliminatoret e Euro 2020.

Rinovimi përshpejtohet edhe për faktin se ka pak detaje për t’u sheshuar në kontratën e re. E lehtë do të jetë gjetja e gjuhës së përbashkët sa i përket financave, ndërsa kohëzgjatja është e përcaktuar, deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2022. Në mes është edhe aventura në edicionin e dytë të Ligës Kombeve. Rinovimi i Edi Reja duket si zgjidhja më e mirë për kombëtaren, e cila ka nisur një process rinovimi dhe dora e teknikut italian është e dukshme.

Marrë nga “balkanweb.com” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura