Pasuritë e ministrave, gjysma me gra të pasura. Ja llogaritë bankare

Apr 27, 2016 | 10:03
SHPËRNDAJE

Deklaratat e pasurisë së ministrave të kabinetit Rama janë bërë publike dje nga portali “Open Spending Albania”.

ministratDeklaratat që janë depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive do të jenë të aksesueshme për publikun në fund të këtij muaji, ndërsa deklaratat e këtij viti nuk kanë të dhëna bombastike.

“Panorama” shkruan se ajo që bie në sy është pasuria e ministres së Inovacionit në Francë, e cila disponon një apartament prej 210 m² me vlerë 905 mijë euro. Por dhe një studio, të cilat ajo i jep sot me qira. Bashkëshorti i saj ka të ardhura vjetore prej 116 mijë eurosh, ndërsa ministrja 1.6 milionë lekë të rinj.

Më i varfër deklarohet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, që deklaron si të ardhur pagën e tij si deputet e më pas si ministër, ndërsa shlyen për 25 vjet kredinë për banesën ku jeton.

Ajo që bie në sy në deklaratat e sivjetme të ministrave janë pagat e mira që kanë bashkëshortet e tyre, në disa raste 5 herë më të larta se pagat e ministrave. Ministrat deklarojnë dhe shtëpi të trashëguara nga prindërit e tyre, shtëpi të privatizuara në vitin 1993. Në deklaratat e tyre vihen re shitje dhe blerje automjetesh, kryesisht nga bashkëshortet, ndërsa ka dhe lëvizje të llogarive bankare.

Thuajse të gjithë ministrat kanë hapur llogari për fëmijët e tyre, ndërsa kanë hapur dhe llogari afatgjatë pensioni për veten e tyre. Llogaritë bankare të anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë dhe karta krediti në emër të tyre.

PASURIA E MINISTRIT TË FINANCAVE ARBEN AHMETAJ
Bashkëshortja Albina Mancka
Paga si ministër
1 541 554 (një milion e pesëqind e dyzet e njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë.
Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh
1) Të ardhura nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit, 46 200 lekë.
2) Të ardhura nga pjesëmarrja në Komisionin e Ndihmës Shtetërore, 92 400 lekë.
Të ardhura nga bashkëshortja
1) Bashkëshortja, zonja Albina Mancka, paga vjetore 5 393 258 (pesë milionë e treqind e nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë) lekë.
2) Të ardhura neto nga qiradhënia e ambienteve te “Samos Tower”, 10 200 euro.
3) Të ardhura nga qiraja e ambienteve te “Tubourg”, 12 000 euro
Të tjera
Llogaria personale Arben Ahmetaj në monedhën euro pakësuar me 2 577
euro. Depozita është shtuar në vlerën 1 453 euro. Llogaria e përbashkët e
bashkëshortëve është pakësuar me 75 482 euro, pasi është përdorur për depozita
për fëmijët dhe blerje bono thesari.
Shtuar me 974 301 lekë një llogari në monedhë vendëse. Gjendje 78 USD një llogari në dollarë. Gjendje në minus 2 658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35
780 lekë llogaria e pagës. Zonja Mancka, llogaria në euro është shtuar 284 euro. Llogaria në lekë është shtuar me 431 989 lekë. Llogari në lekë për prepaid card 10 000 lekë. Llogari plan pensioni kursimi nga banka shtuar me 913 684 lekë dhe totali, datë 31 dhjetor, 2 254 596 lekë. Llogari futur fëmijë i mitur nën 18 vjeç, totali më 31 dhjetor 2015 është 13 169 USD, plus 30 027 euro. Llogari futur fëmijë i mitur nën 18 vjeç, gjendja më 31 dhjetor 2015, 17 866 USD dhe 40 036 euro.
Shpenzimet e deklarueshme 2015
1) Shlyer në vitin 2015 vlerën 11 811 euro si kredi pranë një banke të nivelit të dytë marrë në vitin 2006 me vlerë kredie 100 000 euro, në datën 31 dhjetor 2015, kanë mbetur pa u shlyer edhe 7 997 euro.
2) Shlyer gjatë 2015-s në vlerën 3 861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24 111 euro, mbetur pa paguar më 31 dhjetor 2015 vlera 2 630 euro.
3) Shlyer 3 009 euro një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2 747 eurosh.

ZV.KRYEMINISTRI NIKO PELESHI

Bashkëshortja Amarda Peleshi

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet Paga neto 1 687 529 lekë Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh

Të ardhura nga pjesëmarrja në Bordin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 82 765 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

Interesa të përfituara nga depozitat e veta, bashkëshortes dhe fëmijëve 150 474 lekë. Të ardhura nga çelje trashëgimie Në pritje të regjistrimit të dëshmisë së trashëgimisë për një pronë të përfituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave në emër të nënës. Të drejtat e trashëgimisë janë çelur në datën 4. 02.2008, pjesa takuese 1/6. Prona nuk është regjistruar ende në Zyrën e Hipotekës Korçë. Të ardhura nga bashkëshortja Bashkëshortja, zonja Amarda Peleshi, të ardhura neto nga paga në EY Albania 2 271 948 lekë.

Të tjera

1) shtesë në llogari bankare prej 96 880 lekësh.

2) shtesë në një llogari bankare me 5 077 lekësh. 3) pakësuar një llogari bankare me 596 euro.

4) shtuar depozita të tre fëmijëve me vlerat 750 USD, 725 USD dhe 328 USD. Shpenzimet e deklarueshme 2015

1)Paguar vlera 4 034 euro për kredi të marrë në vitin 2010 në vlerën 60 000 euro për rregullim dhe mobilim shtëpie, nga ku më 31 dhjetor 2015 ka gjendje të detyrimit të pashlyer 38 211 euro.

2) Paguar karta e kreditit 216 euro dhe detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor 319 euro.

3) Gjendja e detyrimit në kartën e kreditit të bashkëshortes më 31 dhjetor 2015 është 44 308 lekë.

4) Bashkëshortja deklaron se ka përdor 1 126 797 lekë për pagesa këstesh kredie, shkollat e fëmijëve dhe shpenzime të tjera utilitare.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË DAMIAN GJIKNURI

Bashkëshortja Rovena Gjiknuri

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet Paga neto si ministër 1 671 249 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja

1) Zonja Rovena Gjiknuri, të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera si drejtuese departamenti në TV Top Channel 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekë.

2) Bashkëshortja, zonja Rovena Gjiknuri, të ardhura bruto nga aktiviteti provat studio projektimi Fabrika, 1 939 654 lekë.

3)Bashkëshortja të ardhura nga kthim huaje e deklaruar edhe në vitet e mëparshme në vlerën 10 000 euro.

4) Bashkëshortja të ardhura nga shitja e një automjeti 15 000 euro.

Të tjera

1) pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë.

2) pakësuar një llogari në euro 2 080 lekë.

3) shtuar një llogari në lekë me 87 200 lekë.

4) bashkëshortja pakësuar llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën 436 869 lekë.

5) shtuar llogarinë në euro me 10 053 lekë.

6) shtuar një llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë.

7) blerë automjet “Mercedes-Benz” në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 eurosh.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer në vlerën 284 523 një kredi për shtëpi e marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milionë lekë dhe me interes vjetor 3%, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë.

2)shlyer kredi në vlerën 4 664 euro, kredi e marrë nga bashkëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro, mbetur pa shlyer 31 003 euro.

MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT LINDITA NIKOLLA

Bashkëshorti Ligor Nikolla

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura neto nga paga 2 101 281(dy milionë e njëqind e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e një) lekë.

Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh

Të ardhura anëtarësie në borde 60 000 lekë Të ardhura nga bashkëshorti.

1) Zoti Ligor Nikolla, pagë mujore prej 131 580 lekësh si dekan UPT.

2) Zoti Nikolla, pagesë mujore neto nga Universiteti i Strugës 738 euro.

3) Zoti Ligor Nikolla honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, 103 000 lekë.

4) pagesa për orë suplementare 116 000 lekë. Shpenzimet e deklarueshme 2015 Shlyer gjatë vitit 2015, vlera 397 481 lekë për një kredi të marrë për 10 vite në 2007-n dhe këst mujor 32 800 lekë, në dhjetor 2015 mbetur pa paguar vlera prej 639 642 lekësh.

MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI

Bashkëshortja Aida Bushati Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Paga si ministër 1 573 448 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e tetë) lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja

1) Bashkëshortja, zonja Aida Bushati, të ardhura të përfituara nga ekspertiza në masën 48 225 (dyzet e tetë mijë e dyqind e njëzet e pesë) euro.

2) bashkëshortja të ardhura nga projekte, mësimdhënie dhe konsulenca ligjore në vlerën 2 136 190 (dy milionë e një- qind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e nëntëdhjetë) lekë.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro të përfituara nga shitja e një automjeti “Mercedes-Benz”.

Të tjera

1) depozitë bankare totali 21 856 (njëzet e një mijë e tetë- qind e pesëdhjetë e gjashtë) euro.

2) llogari rrjedhëse ku bëhet transferimi i pagës si ministër 1 741 211 (një milion e shtatëqind e dyzet e në mijë e dyqind e njëmbëdhjetë) lekë.

3) depozitë bankare në vlerën 3 430 (tremijë e katërqind e tridhjetë) euro.

4) depozitë 13 991 (trembëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një) dollarë.

5) transferuar bashkëshortes 7 450 (shtatëmijë e katërqind e pesëdhjete) USD.

6) llogari kursimi futura në emër të vajzës në vlerën 7 294 (shtatëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) euro.

7) llogari kursimi futura në emër të djalit me vlerë 2 306 (dymijë e treqind e gjashtë) euro.

8) bashkëshortja llogari depozitë 38 844 (tridhjetë e tetë mijë tetëqind e dyzet e katër) USD.

9) bashkëshortja llogari rrjedhëse me 870 557 (tetëqind e shtatëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë.

10) bashkëshortja llogari depozite prej 14 768 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) euro.

11) bashkëshortja llogari rrjedhëse në vlerën 33 592 (tridhjetë e tre mijë pesëqind e nëntëdhjetë e dy) euro.

12) bashkëshortja llogari rrjedhëse e personit fizik për konsulenca ligjore 924 055 (nëntëqind e njëzet e katër mijë e pesëdhjetë e pesë) lekë.

MINISTRI I DREJTËSISË YLLI MANJANI

Bashkëshortja Eva Cico Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura nga paga bruto si zv.ministër 1 125 368 ( një milion e njëqind e njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

2) Të ardhura paga bruto si ministër 208 144 (dyqind e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër) lekë.

Të ardhura si këshilltar/anëtar Bordesh

1) Të ardhura si antar bordi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, 24 000 lekë.

2) Të ardhura nga shpërblimi për pjesë- marrje në mbledhjen e KKT si zv.ministër në vlerën 40 000 lekë.

3) Të ardhura si anëtar i KLD-së 8 500 lekë.

4) Të ardhura neto si antar i KKT-së 17 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja

Bashkëshortja, zonja Eva Cico, pagesa për shërbime konsulence nga Këshilli i Europës në vlerën 1 400 euro.

2) Bashkëshortja shërbime konsulence për Ingenuity Consulting paguar në vlerën 8 410 euro.

3) Konsulencë URI për Bankën Botërore dhe BE-në në vlerën 20 350 euro.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1) Të ardhura nga shitja në vlerën 15 000 euro e një automjeti tip VW “Touareg”.

2) Të ardhura nga shitja e një autoveture tip “Seat Leon”, në vlerën 3 000 euro.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer shumën prej 3 027 641 (tre milionë e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e dyzet e një) lekë, për një kredi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekë me afat shlyerjeje për 25 vite, në dhjetor 2015 mbetur pa shlyer 2 797 954 lekë.

2) Shlyer 21 353 (njëzet e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre) euro, një kredi Leasing për blerje autoveture, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 pa u shlyer vlera prej 15 292 eurosh.

3) Kontratë huaje për të cilën do të duhet të shlyejë 20 000 euro.

PASURIA E MINISTRIT TË TRANSPORTEVE EDMOND HAXHINASTO

Bashkëshortja, Enkeleida Haxhinasto Pasuri të paluajtshme

1) Pronar me 100% i ap. banimi Tiranë, me sip. 194 m2, me blerje, vlera 116 400 euro.

2) Bashkëpronar pjesë e regjimit martesor me 50% ap. banimi Tiranë, me sip.90.6m2, me hipotekë në vlerën 3 000 000 lekë.

Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi).

1) Kursime në vlerën 2 500 000 lekë.

Dhurata

1) Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga “Lerenti” shpk, pronë e babait të saj, zotit Kozma Nasto.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet 2015

1)Paga bruto si ministër 2 101 092 (dy milionë e njëqind e një mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë, ose neto 1 574 492 lekë.

Të ardhura nga bonuse

1)Të ardhura dieta jashtë shtetit 700 euro.

Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh

1) Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT bruto 200 000 (dyqind mijë) lekë, ose neto 143 610 lekë.

Të ardhura qiradhënieje

1) Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti 7 200 euro.

Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare

1) Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e pronës apartament plus dyqan, totali 15 600 euro.

2) Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 vlera 54 372 euro për t’u shlyer.

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR, BLENDI ÇUÇI

Bashkëjetuesja, Dalina Fico Pasuri të paluajtshme

1) Bashkëpronar me 33% të ap.banimi Tiranë me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro.

2) Bashkëpronar me 10% (vlerësuar pjesa si 25 000 euro) ap. banimi Tiranë, me sip.130.3m, plus ambiente ndihmëse, me blerje total në shumën prej 78 000 euro.

3) Bashkëpronar me 50% të garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro.

4) Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekësh.

5) Bashkëjetuesja, ap. Rr.”Reshit Çollaku”, Tiranë, 8 000 000 lekë.

6) Bashkëjetuesja, garazh Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 23 0000 euro, pjesa takuese 50%.

Likuiditete (Depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi)

1) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 43 760 lekë.

2) Depozitë bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 114 496 lekë.

3) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në valutë të huaj në vlerën 6 183 euro.

4) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 734 329 lekë.

5) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 21 412 lekë.

6) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në New York, 1 731 dollarë.

7) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në New York, 5 157 dollarë.

8) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në New York, 70 000 dollarë.

9) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 23 euro.

10) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 3 334 dollarë.

11) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 524 lekë.

Automjete

1) Pronar me 100% i një veture tip “Land Rover Discovery”, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.

2) Bashkëpronar me 50% i një veture tip “Hunday Matrix” i vitit të prodhimit 2003, vlerësuar si jashtë përdorimit.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1)Paga neto si ministër 1 578 254 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Zonja Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura nga puna me kohë të plotë si drejtore për programet e shoqërisë civile në “East–West Management Institute”, organizëm jofitimprurës regjistruar në New York, në vlerën 88191 (tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e një) USD.

2) të ardhura si konsulente pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit 4 600 euro.

3) të ardhura nga puna si konsulente pranë “Partners Albania for Change and Development”, 4 500 USD.

4) të ardhura nga puna si konsulente pranë “Partners for Democratic Change”, USA, 4 500 USD.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1)Të ardhura nga paradhënie për shitje makinë “Land Rover” 6 000 euro, formalizimi i plotë i kontratës, për të cilën është bërë paradhënie përkon me mars 2016.

MINISTRI I MJEDISIT, LEFTER KOKA

Bashkëshortja Brunilda Koka Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura të arkëtuara nga paga dhe honorare si ministër 1 685 923 ( një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e tre) lekë.

Të ardhura qiradhënieje

1)Të ardhura të arkëtuara nga qira vjetore e një dyqani 57m2 vlera 714 000 (shtatëqind e katërmbëdhjetë mijë) lekë.

Të ardhurat nga ortakëri/aksione

1) Të ardhura nga shoqëria “Kantina e Pijeve Gjergj Kastriot Skënderbeu|, 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, zonja Brunilda Koka, të ardhura si administratore e kompanisë “Wind-co”, shpk 710 000 (shtatëqind e dhjetë mijë) lekë.

2) Djali zoti Arbi Koka paga si administrator i shoqërisë “Portobello” shpk në vlerë 184 545 (njëqind e tetëdhjetë e katër mijë e pesëqind e dyzet e pesë) lekë.

3) bashkëshortja zonja Brundila Koka të ardhura nga shitja e kuotave si ortake e vetme e “Wind-co”, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

4) shtesë pasurie si pasojë e një kontrate shitje në të ardhmen pasuri e patundshme pronë e zonjës Brunilda Koka me kontratë sipërmarrjeje për apartament 102.5 m2 dhe apartament 41 000 euro plus 46 520 euro. Total 87 520 euro. 5

) shtesë pasurie si pasojë e kontratës për shitje të ardhme të pasurisë në vlerën 38 840 euro, shtuar në 2015 vetëm pjesa 15 000 euro, arkëtimi i diferencës do të bëhet në 2016, sipërfaqja 97.1 m2.

6) Kontratë për shitjen në të ardhmen, kontratë e tipit sipërmarrje, pronë e zonjës Brunilda Koka, apartament 120 m2, shitet në vlerën e arkëtuar prej 60 000 eurosh.

7) kontratë shkëmbimi pronash mes zonjës Brundilda Koka dhe kompanisë “Wind Co”, prona e përftuar prej 6000 m2 tokë arë.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1)Vlera 46 760 nga një shitje pronë e patundshme apartament 116 m2.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer detyrim prej 46 760 euro një kompanie për blerjen e tokës arë, detyrim i mëparshëm pa interesa dhe pa afat, në datën 31 dhjetor 2015 mbeten për t’u shlyer edhe 161 971 787 (njëqind e gjashtëdhjetë e një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë.

MINISTRI I SHËNDETËSISË, ILIR BEQAJ

Bashkëshortja, Adriana Beqaj Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

1) Të ardhura neto nga paga dhe të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, 1 597 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë.

Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh

1) Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde, 145 000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore 900 000 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj, të ardhura nga puna në një bankë të nivelit të dytë 3 663 000 (tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë.

2) Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest shpk 1800 euro.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1) Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë “Intech” shpk, 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale, shitja është bërë në datën 29.08.2013. Pagesa me këste.

Lëvizjet bankare

1) Pakësuar një nga depozitat bankare me 260 USD. Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, pakësuar llogaria rrjedhëse me 300 euro. Pakësuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 (shtatë milionë e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë. Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 480 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna. Gjithashtu bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën minus 4 100 euro dhe shtuar një depozitë në vlerën 400 USD.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer në vlerën 12 700 euro një kredi të marrë në vitin 2007 për blerje apartamenti 205 m2 dhe garazhi. Afati i kredisë 10 vite, vlera totale e kredisë 100 000 euro, kësti mujor 1 058 euro. Shuma e mbetur si principal pa paguar në datën 31 dhjetor 2015 është 19 420 mijë lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura