Zbulohen pas 90 vitesh letrat e Baroneshës që u vetëvra: Të lutem më fal, s’i rezistova dot dashurisë

Aug 2, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Një koleksion letrash të fshehura për 90 vjet brenda një kasaforte bankare në Vjenë më në fund mund të zgjidhin misterin e një prej historive më të mëdha të dashurisë në botë. Baronesha Maria Vetsera, e cila i ka shkruar letrat, mori famë pas vetëvrasjes së bashku me të dashurin e saj, Princi i kurorës Rudolf të Austrisë në vitin 1889.

This undated handout picture released on July 31, 2015 by the Austrian National Library (ONB) shows the farewell letter of Baroness Mary Vetsera to her mother. "Please forgive me for what I've done, I could not resist love" -- these are the final dramatic words of Baroness Mary Vetsera, whose farewell letters were discovered in a bank vault in Vienna 126 years after she famously committed suicide with Crown Prince Rudolf of Austria, experts announced on July 31, 2015. RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HANDOUT / ÷NB ˆsterreischische Nationalbibliothek" - NO MARKETING - NO ADVERTISING CAMPAIGNS - NO SALES - NO ARCHIVES - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS-/AFP/Getty Images
letra e gjetur ne kasaforten e bankes ne Vjene

Por rrethanat misterioze të vdekjes së tyre kryeduan titujt e mediave ndërkombëtarë dhe kanë mbajtur gjallë kuriozitetin ende edhe sot në të gjithë botën.

Përshëndetur si një prej romancave më të mëdha të kohërave, çështja ka frymëzuar filma të shumta, romane, performanca baleti etj.

Letrat e saj të lamtumirës, ​​në adresë të nënës së saj, vëllait dhe motrës, u zbuluan në kasafortën e nj% banke në Vjenë, 126 vjet pas vdekjes së saj, nga punonjësit e bankës.

“Të lutem më fal për atë që bëra, nuk munda t’i rezistoj dashurisë’,- ka shkruar Baronesha për nënën e saj, Helen Vetsera.

“Në një mendje me Të, dua të varrosem pranë Tij në Varrezat e Alland. Jam më e lumtur e vdekur se sa e gjallë”,- ka shkruar ajo.

Biblioteka Kombëtare e Austrisë tha në një deklaratë: “Një person i panjohur ka depozituar një dosje prej lëkure që përmban dokumente të shumta personale, letra dhe fotografi të familjes Vetsera, duke përfshirë letrat e lamtumirës sëMary Vetsera që nga viti 1889”.

Baronesha Mary Vetsera
Baronesha Mary Vetsera

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura