Zbulohen parcela me kanabis në Vlorë, aksion në 4 fshatra

May 28, 2016 | 9:45
SHPËRNDAJE

Në vijim të operacione antikanabis Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8 parcela me rreth 6.358 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në 4 fshatra të Vlorës.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Policia punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të parcelave me kanabis, ndërkohë që është arrestuar një 18-vjeçar me iniciale F.B, i cili kishte kultivuar disa bimë kanabis në oborrin e banesës.

Sipas policise, bimët narkotike ishin të mbjella nëpër pjesë toke të hapura posaçërisht për kultivimin e tyre, në thellësitë e pyjeve. Ato janë zbuluar anës lumit Shushicë dhe përrenjëve të vegjël:

Parcelat e zbuluara

– Dukat, 2 parcela me 2800 rrënjë

– Palasë, 4 parcela me 748 fidanë

– Llakatund, 1parcelë me 2400 rrënjë

– Lapardha, 1 parcelë me 410 rrënjë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura