Zbulohen negociatat e mesnatës, PD dhe LSI arrijnë paktin e parë në Kuvend

1
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë arritur paktin e parë në Kuvend.

basha kryemadhi

Dy forcat politike kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare që i kishte Partia Demokratike, ti kalojë LSI-së.

Burime të Panorama bëjnë të ditur se Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i PD-së, njëherësh kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, kanë negociuar mbrëmë lidhur me këtë temë.

Mësohet se PD-ja ka pranuar të tërheqë emrin e Bardh Spahisë si kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, për tia lënë këtë pozicion Petrit Vasilit.

Ndërkohë PD-ja do të mbajë drejtimin e dy komisioneve të tjerë, Genc Pollon te Integrimi dhe Albana Vokshin te Mediat.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMustafa Nano: E vërteta mbi nënën e Skënderbeut, pse u nervozova
Artikulli tjetërMeshkujt zgjedhin si bashkëshorte dikë që ka këto tre karakteristika

1 KOMENT

Comments are closed.