Zbulohen momentet e vrasjes së liderit opozitar rus, vrasësi i priti në këmbë. Mediat: E dashura e Nemtsov, spiune ukrainase (FOTO/VIDEO)

Mar 1, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

Zbulohen momentet e fundit të politikanit rus Boris Nemtsov që po kalonte nëpër një urë Moskës me të dashurën e tij para se të qëllohej për vdekje.

Videoja që tregon momentet e vrasjes është publikuar sot në media, ku raportet e mediave ruse pretendojnë se vrasësi po ecte në këmbë pasi kaloi mbi urë, dhe po priste zotin Nemtsov.
Klipi, që ju mund ta shihni në këtë lajm, synon të zbardhë çastet e ekzekutimit të liderit opozitar rus teksa ky i fundit po ecte me Anna Duritskaya përgjatë urës e cila sheh nga katedralja e Shën Vasilit.

Mediat ruse duke komentuar pamjet CCTV, raportojnë se vrasësi më pas u largua me një makinë, pasi shfaqet në këmbë. Kjo tregon që ai kishte edhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje.
Videoja zbuluar nga uebasjti rus TBU sugjeron se vrasësi mund të ketë qenë duke pritur Nemtsov në këmbë përpara se të largohej në një krim kështu të mirëorganizuar.

Politikani i martuar thuhet se kishte darkuar me të dashurën e tij 23-vjeçare ukrainase, të premten në orët e fundit përpara vrasjes. Dyshja janë parë duke ecur nëpër urë, vetëm pak metra larg nga Kremlini, para se Nemtsov të qëllohej katër herë.

Ajo është 23,-vjeç është nga Ukraina dhe quhet Anna Duritskaya. Është modelja që, sipas mediave ruse, ishte me Boris Nemtsov kur ai u vra të premten. Ajo do të jetë e vetmja dëshmitare okulare për vrasjen, transmeton “Corriere.it”.

Sipas Komitetit rus të anketuesve, “Nemtsov ishte duke shkuar së bashku me të dashurën e tij në banesën e tij, e cila ndodhet jo larg nga vendi i vrasjes. Është e qartë se organizatorët dhe autorët e krimit janë informuar për rrugën që ai do të ndiqte”,- shkruajnë mediat italiane.

Sakaq, mediat ruse shkruanë se sipas burimeve sekrete ruse, vajza është një “Mata Hari” , një spiune ukrainase, e aftë për të ndikuar në mendimet politike të të dashurit të saj dhe për ta afruar atë me Kievin.

[portfolio_slideshow]

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura