Ergys Kaçe ka kryer stërvitjen e parë me kombëtaren e cila është e fundit e kuqezinjve përpara nisjes në Skoci. Kujtojmë se kombëtarja jonë nuk do të kryejë seancë përgatitore në transfertën e Skocisë.
Ai është shfaqur ditën e djeshme nën urdhërat e Panuçit dhe ka kryer stërvitje të plotë me gjithë grupin. Kujtojmë se mesfushori regjistron paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren që prej takimit të humbur 0-1 me Italinë, në datën 9 tetor 2017, ku luajti 90 minuta të plota.
Jo vetëm kaq, por ka luajtur 90 minuta të plota edhe në transfertën e humbur 0-3 në Spanjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al