Zbulohen fotot e çiftit që u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre, ishin kthyer për pushime në vendlindje

Jan 23, 2020 | 9:57
SHPËRNDAJE

cifti

Erdhën për pushime nga Suedia dy ditë më parë, por ky udhëtim për në vendlindje mbeti i fundit për ta. Burrë e grua, Durim dhe Suada Hadri u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në një lagje të Prizrenit. Sot janë publikuar fotot e tyre.

Durim-dhe-Suada-Hidra

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila më pas u konfiskua nga Policia. Rreshteri i Policisë, Vesel Gashi, i cili raportoi rastin për Gazetën Ekspress tha se nuk kanë përfunduar akoma hetimet por dyshohet se është vrasje.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura