Zbulohen fotot/ Ç’do bëhet te “7 xhuxhat”, ja si do shndërrohet këndi i lojërave

Jan 12, 2018 | 16:11
SHPËRNDAJE

E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit.

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.

Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

kendi i lojerave1 kendi i lojerave kendi i lojerave 10 kendi i lojerave 9 kendi i lojerave 8 kendi i lojerave 7 kendi i lojerave 6 kendi i lojerave 5 kendi i lojerave 4 kendi i lojerave 3 kendi i lojerave 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura