Zbulohen emrat, Grupi i Berishës “tregon forcën”, siguron 28 firma për shkarkimin e Xhaçkës! Grupi i Alibeajt mbledh 14 përkrahës

Nov 18, 2022 | 11:07
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi Partia Socialiste rrëzoi raportin e opozitës të dalë nga Këshilli i Rregullores për Mandatet dhe Imunitetin, që kërkonte heqjen e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

kerkesa e PD berisha

Mëngjesin e të premtes, në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar dy padi të ndryshme me të njëjtin objekt, nga deputetët e PD që mbështesin Sali Berishën dhe nga Grupi i Alibeajt.

Padia e grupit të Berishës u dorëzua në Gjykatë nga Agron Shehaj, ndërsa padia e dytë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili doli dhe në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit.

Gazeta Panorama.al ka siguruar emrat e deputetëve mbështetës të të dyja padive. Ajo që bie në sy është se Berisha ka mbledhur firmat e 28 deputetëve në kërkesen e dorëzuar në Gjykaten Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkes.

Ata janë:

Agron Shehaj,
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Elda Hoti
Xhelal Mziu
Belind Kelliçi
Albana Vokshi
Edi Paloka
Luciano Boçi
Sali Berisha
Luan Baçi
Lindita Metiaj
Isuf Cela
Kasem Mahmutaj
Gerta Bardeli
Flamur Noka
Bledjon Nallbati
Ina Zhupa

kerkesa e pd emrat berisha

Tritan Shehu
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Dashamir Shehi
Monuika Kryemadhi
Emilja Koliqi
Ramadan Lika

kerkesa e pd emrat berisha2

 

Ndërsa Alibeaj ka mbledhur firmat e 14 deputetëve, që janë:

kerkesa e pd alibeaj

Gazment Bardhi
Merita Bakiu
Lefter Geshtenja
Zheni Gjergji
Ferdinand Xhaferraj
Arbi Agalliu
Orjola Pampuri
Jorida Tabaku
Saimir Korreshi
Flamur Hoxha
Emilja Koliqi
Ilda Dhori
Dashnor Sula
Seladin Jakupllari

Kujtojmë se PD është e ndarë ne dy grupe që pas largimit të Bashës si kryetar dhe zhvillimeve që ndodhën më pas duke konfirmuar Berishën në krye. Por ndryshimet e statutit të PD, janë ende në gjykatë dhe kjo e fundit nuk është shprehur ende në lidhje me cilat ndryshime të Statutit do të lërë në fuqi. Arisa Liço/ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura