Zbulohen email-et, ja çfarë i kërkoi ambasadori Lu-Llallës për ‘Bankers’

Apr 19, 2018 | 21:01
SHPËRNDAJE

Kjo letër më poshtë është email që në datën 24 korrik 2015, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i ka dërguar në atë kohë Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, ne lidhje me akuzat ndaj koorporatës ‘Bankers Petroleum’, e cila asokohe u vu në qendër të hetimeve pasi disa shpërthime nëntokësore të zhvilluara në zonat hidrokarbure kishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat në Patos-Marinzë.

llalla

Ja teskti i email, publikuar nga Hashtag:

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasojën e ndjekjes penale të këtyre punonjësve të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit. Në çdo vend tjetër, do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta.
Kjo do të ketë një ndikim kryesor në aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja, pikërisht në një kohë kur ministri Gjiknuri po përpiqet të kërkojë investitorë të huaj që të marrin pjesë në ankank për blloqet e naftës në Shqipëri. Do të jem i sinqertë me ju. është dyshimi im që korrupsioni ose trysnia politike mund të jenë të përfshira në vendimib e Prokurorit të Fierit. Ne do ndjekim këtë cështje nga shumë afër.
Me respekt, don

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura