Zbulohen detaje të reja për vrasjen e studentes në Greqi/ Dëshmia e bashkëshortit: I kërkova që të mos dhunonte më vajzën, ja bllokova frymën duke…

Jun 20, 2021 | 17:17
SHPËRNDAJE

Babis-vrasja-20vjecarja

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar për vrasjen e studentes 20-vjeçare në Greqi nga bashkëshorti i saj. Mediat greke kanë publikuar një pjesë të dëshmisë së Babis Anagnostopoulos në polici i cili ka rrëfyer momentet e vrasjes.

Sipas Babis Anagnostopoulos, ai ishte shtrirë në krevat pranë bashkëshortes dhe e kishte zgjuar nga gjumi duke i thënë që të mos e dhunonte më vajzën e vogël. Më tej 32 vjeçari ka treguar treguar se si bashkëshortja i kërkoi që të ikte duke lëvizur në krevat për ta larguar.

I riu ka treguar se i ka mbuluar kokën me jastëk bashkëshortes në mënyrë që ajo të mos lëvizte, duke i bllokuar frymëmarrjen. Kjo ka rezultuar fatale për studenten 20 vjeçare e cila, pas 5 minutash ndërroi jetë.

“Caroline ishte duke fjetur e përmbysur. Unë u shtriva afër saj dhe e zgjova. U përpoqa t’i them se ajo çfarë i bëri Lydias (vajzës 11 muajshe) ishte e një gjë e keqe, por as nuk donte të më dëgjonte. Më kërkoi që të merrja vajzën dhe të ikja nga dhoma. Unë e shtrëngova dhe e ktheva me fytyrë nga unë në mënyrë që ajo të më dëgjonte. Ajo filloi të lëvizte, ndërkohë unë e shtrëngova më shumë. Ja shtyva kokën në jastëk në mënyrë që të mos lëvizte. Ndërsa po e shtyja i thashë 2-3 herë: ‘Nuk do ta godasësh më të vajzën’. Kjo duhet të ketë zgjatur për rreth pesë minuta, derisa kuptova që Caroline kishte ndaluar së tunduri” – ka thënë 32-vjeçari.

Ndërkohë mediat helene kanë publikuar dhe dëshminë e një prej infermierëve të Urgjencës. Vassilis Pistiolis tha se ka gjetur shenja gjaku në çarçaf si dhe disa shenja të tjera që tregon se ajo ishte një vrasje e planifikuar.

“Foshnja dukej se ishte mirë me shëndet. Policia informoi urgjencën duke thënë se në shtëpi ishte një vajzë të cilës i kishte rënë të fikët. Kështu, unë dhe një oficer policie hymë në dhomë. Kur arritëm në dhomën e gjumit në katin e dytë, pashë një vajzë të shtrirë përmbys, me dorën e djathtë të palosur. Sapo e preka trupin, kuptova që ajo nuk kishte shumë kohë që kishte vdekur duke analizuar shkallën e ngurtësimit” – është shprehur Pistolis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura