Zbulohen detaje nga takimi Bushati-Kotzias në Korçë, ja vendimet që u morën

Jan 21, 2018 | 18:19
SHPËRNDAJE

Update/ Pas përfundimit të takimit mes dy delegacioneve ka ardhur edhe deklarata zyrtare e përbashkët e Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

93acdfc5-8034-4925-b4bf-e422120caf2a

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”, shkruhet në deklaratë.

“Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në viji,” thuhet më tej.

Përfundon takimi tre ditor Bushati-Kotzias në Korçë, delegacioni grek niset drejt Kapshticës

Përfundon takimi i zhvilluar prej tre ditësh në qytetin e Korçës nga dy ministrat e jashtëm Bushati dhe Kotzias.

Të dy ministrat bëhet me dije se nuk kanë pranuar të prononcohen për atë se çfarë u arrit gjatë këtyre negociatave e ndërsa ministri i jashtëm grek është nisur menjëherë drejt pikës kufitare Kapshticë.

E ndërsa më herët u raportua për rinisjen e bisedimeve mes dy delegacioneve, atij shqiptar dhe grek pas dy ditës dialogu.

Ministri Bushati dhe homologu i tij janë takuar paraditen e sotme rreth orës 10:00 për të përfunduar dialogun e nisur dy ditë më parë.

kotzias-bushati

Një ditë më parë në një deklaratë për mediat Bushati tha se diskutimet janë të vështira, pasi shtrihen në një periudhë të gjatë historie. Ai tha se gjatë ditës së sotme është bërë progres, ndërsa theksoi se temat e diskutimit nuk janë sekret.

 

“Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë në 70 vjet histori. Mund t’ju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenë- sishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete, sepse temat janë thënë nga të dyja palët.

Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, tha Bushati. Diskutimet, edhe në ditën e dytë të tyre, janë zhvilluar në një hotel të njohur të qytetit të Korçës, ndërsa asnjë informacion nuk rrjedh nga salla “hermetike” e hotelit.

“Panorama” mëson se në përfundim të ditës së tretë të bisedimeve, do të ketë një deklaratë të përbashkët zyrtare për rezultatet e tyre, aq sa do ta lejojë gjuha diplomatike që Bushati dhe Kotzias do përdorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura