Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thërritur nga Presidenti Meta nis punën online, në ‘takim’ edhe Rama e Basha. Dalin fotot nga mbledhja

Mar 25, 2020 | 13:02
SHPËRNDAJE

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur punen online, ashtu si ishte paralajmeruar qe me pare.mbledhja

Mbledhja behet online, e tema qendrore eshte diskutimi për hapat e mëtejshëm për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.

rama1 rama2

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, e cila imponon distancimin social, mbledhja zhvillohet online dhe jo në tryezën e zakonshme të Presidencës.

Kryeministri Rama ka ndare ne faqen e tij ne Facebook foto nga takimi onine qe po zhvillohet.

Te pranishem jane kryedemokrati Basha, qe e kishte konfirmuar qe me pare pranine e tij ne mbledhjen e therritur nga kreu i shtetit, por edhe ministra te kabinetit Rama.

Presidenti Meta kishte propozuar që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave ku do të respektohej edhe distanca midis të ftuarve.

Por, pas diskutimeve është vendosur te behet online.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura