Zbulohen detaje/ ‘Koka’ e trafikut, pjesë e mafies shqiptare me nënshtetësi irlandeze. Po hetohet…

Mar 24, 2018 | 20:51
SHPËRNDAJE

Udhëheqësi kryesor i rrjetit më të madh të trafikimit njerëzor në Evropë, sipas medias britanike “The Irish Sun”, është një shqiptar me nënshtetësi irlandeze.

garda

I dyshuari është një nga 39 personat e kapur në Shqipëri fundjavën e kaluar, me akuzen e trafikut te 1 mije shqiptareve drejt SHBA, Britanise dhe Kanadase.

Hetuesit nga Byroja Kombëtare e Imigracionit kanë kuptuar lidhjen e tij me Irlandën dhe tani po punojnë me autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Media britanike shkruan se ky person është një nga kryetarët kryesorë të trafikantëve dhe dyshohet se është i përfshirë më shumë se te tjeret ne trafikim.

Ai dyshohet se është pjesë e mafias shqiptare, nderkohe qe po hetohet gjetja e lidhjeve të tjera të mundshme ne kete rrjet me Irlandën.

Emigrantët që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme, kryesisht janë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Evropës lindore.

Ata janë detyruar t’u paguanin kontrabandistëve 8 mijë euro për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe më shumë se 20 mijë euro për në SHBA dhe Kanada.

Perktheu PANORAMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura