Zbulohen arsyet pse Soni Malaj u nda nga Mirko

Oct 10, 2015 | 9:14
SHPËRNDAJE

Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luccarelli, dy vite pas celebrimit të tyre në sfilatën e “Geraldina Sposa” në Tiranë.

Soni dhe Mirko
Soni dhe Mirko

Prindërit e vajzës 3- vjeçare e gjysmë, Anna, pas shumë mosmarrëveshjeve që kanë pasur kohët e fundit mes tyre, ranë dakord që të nisin procedurat e divorcit, për të parë secili jetën e tij. Lajmin për këtë vendim që çifti kishin marrë në fshehtësi e botoi revista “Story” në numrin e ri të muajit tetor, ku jep dhe arsyet pse çifti i artistëve arritën në këtë pikë të zgjidhjes së martesës së tyre, ndër më të mediatizuarat vitet e fundit.

Ne kemi mundur të zbulojmë detaje të tjera nga të afërm të çiftit, të cilët na kanë treguar rreth konflikteve të vazhdueshme të tyre, gjë që nuk i lejonte të jetonin në një martesë të qetë dhe pa telashe. Sipas burimeve shumë të afërta, Mirko nuk ishte dakort për shumë dëshira të Sonit në lidhje me punën e saj.

Problemi kryesor ishte që Soni donte me çdo kusht të ndiqte karrierën e saj muzikore në Shqipëri, ndërsa Mirko këmbëngulte që ajo të vendosej në Romë (Itali), aty ku edhe kishin rezidencën kryesore të banimit. Kjo çështje i bëri që ta jetonin martesën në distancë, dhe të mos binin kurrë dakord me njëri-tjetrit.

shkrimin e plote e lexoni ne Panorama Plus print…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura