Zbulimi shpresëdhënës/ Ilaçi i përdorur kundër diarresë mund të ndihmojë në trajtimin edhe të sëmundjes së rëndë

Dec 25, 2020 | 20:38
SHPËRNDAJE

Një grup kërkimor për kancerin nga Universiteti Goethe ka bërë një zbulim të pazakontë. Me sa duket, loperamidi i zakonshëm kundër diarreve është i aftë të vrasë qelizat e kancerit.

24403

Nëpërmjet studimeve të tyre, studiuesit kanë një mekanizëm që mund të çojë në një zhvillim të strategjive të reja të trajtimit.

Sipas raportit të tyre, kur loperamide ndër vepron me qelizat e tumorit, qelizat prodhojnë një përgjigje të stresit që në mënyrë efektive i bën ato të vetë shkatërrohen.

Studimi gjithashtu përshkruan se ilaçi duket se funksionon veçanërisht mirë kundër qelizave të glioblastomës.

Glioblastoma është një formë jashtëzakonisht shkatërruese e kancerit që përhapet me shpejtësi dhe shpesh mund të çojë në vdekje.

Zbulimi potencialisht mund të kthejë baticën në luftën kundër tij dhe të zvogëlojë vdekjen nga kanceret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura