Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për Panorama TV ka komentuar padinë e AMP për Forcën Operacionale pas gjetjes së një linje interneti të paautorizuar në institucionin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit, ku tha se hetimet mund të nxjerrin në pah se në këtë strukturë ka pasur rrjedhje informacioni.
Softa tha se kallëzimi i AMP duhet të do të nxjerrë në pah nëse janë nxjerrë të dhëna sensitive për Ministrinë e Brendshme dhe se kush është operatori i kësaj linje interneti, dhe SPAK duhet të çojë kontrollet deri tek zyrtarët që e kanë emëruar ish-drejtorin,
Një linjë interneti e paautorizuar është gjetur në Forcat Operacionale, çfarë do të thotë? Kemi të bëjmë me rrjedhje të dhënash Oltian Bistrin, pasi është tradhtuar besimi i Policisë së Shtetit dhe institucioneve.
Pjesë nga biseda:
Forcat Operacionale është një ndër forcat më të rëndësishme dhe trajton të probleme që kanë të bëjnë me karakter sekret dhe patjetër çdo element komunikues, mos përdorimi i elementëve të sigurisë në kompjutera është reptësisht e ndaluar, ai nuk është një ndërmarrje private që ndërmerr riskun. Drejtuesi i saj ka marrë certifikatë sigurie, pasi ka të bëjë me informacione të një karakteri sekret. Përdorimi i një linje interneti do të thotë që ai e ka ekspozuar punën e tij, mbetet të hetohet nëse e ka bërë me dashje ose jo pasi mund të kemi rrjedhje informacioni. AMP ka bërë kallëzim në SPAK për këtë linjë interneti. Që në momentin që është emëruar një person me probleme, ish drejtuesit, atëherë që këtu nis problemi.
Kush e emëroi dhe ia dha certifikatën e sigurisë këtij personi. Hetimi duhet të nxjerrë kush është operatori në këtë linjë, pasi këto duhet të jenë të kontrolluara dhe të miratuar. Edhe nëse ka përgjime duhet që prokuroria të marrë të dhëna me urdhër të Gjykatës. Duhet të ketë kontrolle, operatori duhet të ketë elementë sigurie pasi nëse do vendosen operatorë që kanë dyshime, sigurisht që të dhënat do të hakërrohen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al