Zbulimi historik, terapia kundër kancerit të mushkërive dyfishon jetëgjatësinë

May 30, 2015 | 20:16
SHPËRNDAJE

Terapia kundër kancerit të mushkërive mund që të dyfishojë jetëgjatësinë në disa pacientë. Është ky përfundimi “historik” në të cilin kanë mbërritur disa shkencëtarë pasi kanë studiuar 582 njerëz.

 

Rezultatet e paraqitura nga Shoqëria Amerikane e Onkologjisë Klinike, janë përshkruar si “një shpresë e vërtetë për pacientët”.

Kanceri i mushkërive është lloji më vdekjeprurës i kancerit, i cili thuhet se vret rreth 1.6 milionë njerëz çdo vit. Ai është i vështirë për t’u trajtuar ashtu siç është edhe i vështirë për t’u diagnostikuar, e vonesa bën që shumë njerëz të cilët kanë edhe sëmundje të lidhura me pirjen e duhanit e kanë të pamundur kirurgjinë.

Testet e kryera në Evropë dhe SHBA, ishin në pacientët të cilët kishin kancer të avancuar të mushkërive dhe të cilët kishin provuar edhe trajtime të tjera.
Ata që iu nënshtruan terapisë standarde, jetuan edhe për 9,4 muaj në këtë fazë, por ata që iu nënshtruan terapisë me Nivolumab jetuan mesatarisht edhe për 12,2 muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura