Zbulimi befasues i studimit: Sjellja homoseksuale pjesë e ADN-së sonë të hershme

Nov 18, 2019 | 20:11
SHPËRNDAJE

Paraardhësit e lashtë të të gjitha kafshëve, por edhe të njerëzve, mund të kenë qenë biseksualë, të angazhuar në akte homoseksuale, në vend se thjeshtë heteroseksualë, siç mendohej më parë.

Është ky zbulimi befasues i një studimi të ri, nga Universiteti Yale. Homoseksualiteti në kafshë është i përhapur dhe kërkimet e reja kanë zbuluar se mund të ketë qenë pjesë e sjelljes së kafshëve që nga fillimi.

21158378-7698117-image-a-28_1574088849397

Aktiviteti seksual i më shumë se 1.500 specieve të kafshëve të ndryshme, përfshirë gaforret, gjarpërinjtë, majmunët dhe lopët, është studiuar nga shkencëtarët si pjesë e përpjekjeve për të zbuluar pse homoseksualizmi vazhdon ‘pavarësisht se nuk ka një përfitim të dukshëm evolucionar’.

Studiuesit besojnë se në vend se të evoluojnë pas heteroseksualizmit siç mendohej më parë, sjellja homoseksuale ishte pjesë e ADN-së sonë të hershme.

21158380-7698117-image-a-29_1574088865530

Ata sugjerojnë që paraardhësit tanë më të hershëm, si edhe të kafshëve praktikuan ‘sjellje seksuale pa dallime të drejtuara drejt të gjitha gjinive’, në vend se thjesht seks heteroseksual. Studiuesit  thonë se sjellja heteroseksuale ka të ngjarë tw jetw një ‘tipar i rrjedhur’ që lind nga natyra biseksuale e specieve paraardhëse së bashku me sjelljen homoseksuale.

Ekipi thotë se provat për teorinë e tyre vijnë pjesërisht nga ekinodermat, specie përfshirë yllin deti, të cilat tregojnë sjellje biseksuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura