Zbret pas 1 ore mbi çati i moshuari, fadromat e INUV i prishin banesën

Mar 15, 2016 | 11:50
SHPËRNDAJE

catia4

Ka vijuar edhe sot aksioni i INUV në zonën e stacionit të Trenit, kur do të zbatohet projekti i Bashkisë për ndërtimin e Bulevardit të Ri.

Deri tani, janë shembur katër banesa dhe puna u ndërpre për 1 orë pasi qytetari Shaban Tresa refuzonte të linte shtëpinë.

74-vjeçari thotë se e ka marrë nga i ati dhe do ja lërë djalit invalid. Sipas tij, bashkia ia ka vlerësuar banesën me 30 mln lekë të vjetra, të pamjaftueshme sipas tij për të blerë një shtëpi të re. Momentalisht ata familjarisht, jetojnë në një magazinë.

Policia është përpjekur për të neutralizuar banorët që kishin hipur së bashku me të moshuarin mbi çati. Por në një moment ky i fundit është ndierë keq.

Pas 1 ore mbi çati, policia ka arritur ta bindë të moshuarin dhe ai ka zbritur, duke parë me sy se si fadromat e INUV shembnin banesën që kishte jetuar prej vitesh.

banori3 banori2

Prej disa ditësh, banorët që preken nga prishja e shtëpive tek Stacioni i Trenit protestojnë kundër vlerës së dëmshpërblimit që ka vendosur qeveria.

catia3 catia2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura