Zbehet pista Rangnik, në skenë dalin dy trajnerë të njohur për të marrë drejtimin e Milanit

Mar 26, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

Dyshimet e Ralf Rangnikut shtohen dita ditës. 61 vjeçari vazhdon të ketë luhatje, teksa kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë se duhet të jenë gati për çdo rast. Nëse gjermani nuk vjen, mund të konfirmohet Pioli ose të kërkohen mundësi alternative.Ralf-Rangnick-1

Emrat në listën e Gazidhisit dhe mes tyre është Unai Emeri, që në ditët e fundit ka folur për kontakte me klube italianë, është një mundësi konkrete. Ish-tekniku i Arsenalit, kërkon një aventurë të re dhe me sa duket këtë herë nuk do të refuzonte pistën që orienton karrierën e tij nga Seria A.Emeri

Me përvojë dhe shumë ide inovative, 54 vjeçari mund të pasojë Piolin nëse ‘Djalli’ vendos të ndërpresë raportin me këtë të fundit. Emri tjetër është ai i Luçiano Spaletit.luciano-spalletti

U tha se ishte pikërisht ai zgjedhja e parë për të pasuar Xhampaolon, por kërkoi bonuse të majme nga Interi për të prishur kontratën ende në fuqi e kërkesa nuk iu plotësua nga zikaltërit. Në verë gjërat mund të ndryshojnë në këtë aspekt, e Spaleti mund të marrë frerët e Milanit pas atyre të Interit.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura