Zbehen shanset për rikthimin e Ekubanit në Superiore, në lojë hyn klubi i njohur turk

Aug 27, 2018 | 17:29
SHPËRNDAJE

Është pothuajse e sigurt që Kaleb Ekuban nuk do të vazhdojë aventurën e tij te skuadra e Lids Junajtid. Trajneri Bielsa i skuadrës angleze ia ka bërë të qartë edhe lojtarit se nuk e ka në planet e tij. Menjëherë në Shqipëri ka pasur interes nga mjaft skuadra të Superligës me Partizanin të cilët do të donin një rikthimi të tij por edhe Flamurtari.

ekuban1

Megjithatë së fundmi ka qenë edeh skuadra e Skënderbeut e cila ka shprehur interes për një sulmues. Ndërkohë edhe trajneri Shehi e ka konfirmuar pas ndeshjes së djeshme me Kastriotin se ka tratativa për të sjellë Ekubanin.

Ekuban

Megjithatë media turke bëjnë me dije se edhe skuadra e Trabzonsporit është futur në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit 24-vjeçar. Duket se shanset e kskuadrave shqiptare janë më të zbehta pas futjes së klubit turk në garë duke i krahasuar nga ana financiare me turqit që janë më të gatshëm të paguajnë.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura