Zbardhet vjedhja e Albtelekom në Durrës, 2 në pranga. Një nga autorët i vodhi çelësin e godinës gruas, punonjëse në dyqan

May 24, 2015 | 10:40
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar në pranga dy të rinj, akuzuar si autorë të vjedhjes së një dyqani të Alblekekomit në Durrës. Një nga autorët i ka vjedhur çelësin e dyqanit gruas së tij, që është punonjëse në këtë pikë të Albtelekomit dhe në këtë mënyrë në bashkëpunim me shokun e tij kanë realiayar grabitjen.

Policia e Durresit

“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës,u ndaluan shtetasit e mëposhtëm: Maringlen Gruda 25 vjeç, banues në Durrës dhe Fabjan Luku 21 vjeç, banues në Durrës”- njofton policia e Durrësit.

Sipas saj, ndalimi i tyre u be pasi ne godinën e Postë-Telegrafës Qendrore Durrës kanë vjedhur dyqanin e Albtelekomit në një vlerë prej 740.000 lekë.

“Shtetasi Maringlen Gruda ka mundur që t’i vjedhë çelësin e godinës bashkëshortes së tij,punonjëse në dyqanin e Albtelecom ,dhe gjthashtu ka bërë të mundur çaktivizimin e alarmit. Në bashkëpunim me shtetasin Fabjan Luku kanë marrë nga kasaforta 740.000 lekë”- thote policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Mjeti tip BMV me targa DR3067F, në pronësi të shtetasit Mariglen Duma, e cila ishte blerë me lekët e vjedhura; Motori me targa DR797A , në pronësi të shtetasit Fabjan Luku dhe një sasi prej 43.000 lekë.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkepunim”.  
Leonidha Musaj  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura